Drejtori i Emergjencave në Shkodër, Pëllumb Dani dha detaje në lidhje me situatë e reshjeve në qarkun verior.
Në një deklaratë për mediat ai bëri me dije se të gjithë strukturat janë angazhuar për të monitoruar situatën e reshjeve.
Ai tha se presin reshje të shumta shiu dhe bore por situata është nën kontroll.
“Prej dy ditësh prefektura në Shkodër në bashkëpunim me gjithë strukturat e tjera është vënë në gatishmëri në kuadrin e njoftimit të ardhur nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, njëkohësisht dhe nga parashikimet e bëra nga HEGJIUM se Shqipëria do të përfshihet nga reshje të shumta por dhe me reshje dëbore.
Janë angazhuar të gjithë strukturat e mbrojtjes civile për të monitoruar situatën dhe sot që po flasim situate është e manaxhueshme. Nuk jemi në nivelet që kemi pasur para një muaj. Po bashkëpunojmë me të gjithë strukturat për të monitoruar dhe situatën hidrike. Presim reshje të shumta por situata është nën kontroll”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Putin pritet të urdhërojë mobilizimin e dytë për luftën në Ukrainë
- Manjani tregon arsyet: Pse mandati i Xhaçkës nuk duhet të shqyrtohet në Kushtetuese
- Shala: Ndoshta nuk do të ketë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë