Reshjet, Rama shkon në Durrës: Mbeten problem disa pika në zonën e ish-kënetës

22 Nëntor 2022 | 14:48

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Bashkinë e Durrësit për të ndjekur nga afër situatën që është krijuar për shkak të reshjeve.

Rama në një postim që ka bërë në rrjetet sociale shkruan se prurjet e reshjeve janë frenuar nga argjinatura e ndërtuar pas përmbytjeve të mëparshme.

Kreu i qeverisë thotë se mbeten problem disa pika të veçuara në zonën e ish-kënetës, ku ndërtimet pa leje janë bërë nën kuotë dhe sipas tij është e vështirë shmangia e pranisë së ujit në disa shtëpi.

“NË Durrës (çka s’do t’jua tregonin kurrë përndryshe në kanale e portale) falë punës së palodhur të kryetares së bashkisë janë shëruar pjesa dërrmuese e pikave të mbetura problematike nga e shkuara, siç është edhe zona e Sukthit të Ri, ku prurjet u frenuan nga argjinatura e ndërtuar pas përmbytjeve të mëparshme

Mbeten problem disa pika të veçuara në zonën e ish-kënetës, ku ndërtimet pa leje janë bërë nën kuotë dhe ku rezulton tejet e vështirë shmangia e pranisë së ujit në disa dhjetëra shtëpi, në rast reshjesh të dendura”- shkruan Rama.

Më vonë Rama pritet të shkojë dhe në Lezhë. Sakaq pak më parë në një deklaratë për mediat deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj i bëri thirrje qeverisë që të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Durrës, Lezhë e Shkodër.

Shqipëria prej tre ditësh është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut, ku situata më problematike ka qenë në Shkodër.

Si pasojë e motit të keq dy persona në Malësi të Madhe humbën jetën mesditën e së dielës pasi makina me të cilën po udhëtonin u mor përpara nga rrjedha ujit.

Ndërkohë në Durrës problematike paraqitet situata në zonën e ish-Kënetës, ku ditën e djeshme uji u fut deri në katet e para të banesës.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish pas deklaratës së ministres serbe, Snezana Paunoviç, lidhur me spastrimin etnik në Kosovë. Në një reagim...
22:24 | 17/07/2026

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026