Restaurimi ose shembja e pllateve të vjetra, revoltohet qytetari: Jemi skllevër
Gazetarja e Euronews Sara Demushi ka raportuar këtë të hënë, disa opinione të qytetarëve në lidhje me vendimin e qeverisë për restaurimin ose shembjen e pallateve mbi 50-vjeçare që nuk përmbushin kushtet teknike.
Një qytetar i revoltuar zgjodhi të mos jepte mendimin e tij, pasi sipas tij në Shqipëri nuk dëgjohet asnjëherë mendimi qytetar.
Pjesë nga intervista:
Gazetarja Sara Demushi: Çfarë thirrje keni për vendimin e qeverisë për të riparuar apo shembur pallatet mbi 50-vite të vjetra, të cilat nuk përmbushin kushtet teknike?
Qytetari: Të thyejnë qafën, nuk kam thirrje tjetër. Edhe ju viheni në shërbim të tyre sepse na përdorni ne. Ç’e do komentin tim?!
Demushi: Përderisa nuk jam në shërbim të tyre ndaj dhe po kërkoj dhe zërin e qytetarëve. Unë kërkoj nga ana juaj një koment.
Qytetari: Ç’e do, kur ska vlerë? Për se e do, për gallatë?!
Demushi: Ju duhet të ngriheni të thoni mendimin tuaj!
Qytetari: Ngrihu ti po ta mbajti. Nuk ngrihen se janë të kapura të gjitha pushtetet për fyti. Ne jemi skllevër të kohës moderne, ku skllavopronari nuk mban asnjë përgjegjësi dhe prona është e jona.
LEXO GJITHASHTU:
Dita e 49-të e protestës, qytetarët nisin grumbullimin në sheshin “Skënderbej” (VIDEO)
Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve
Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
- 19:33 Dita e 49-të e protestës, qytetarët nisin grumbullimin në sheshin “Skënderbej” (VIDEO)
- 19:25 “Urrejtje patologjike ndaj Kosovës”, Andoni: Ministrja serbe pati kurajë dhe e tha, Daçiç e thelloi
- 19:09 Mojtaba Khamenei dënon sulmet e SHBA-së ndaj Iranit, shpall të pavlefshme firmën e Trumpit
- 19:01 Raporti i FIFA-s: Mbi 7 milionë postime abuzive ndaj lojtarëve dhe stafit të ekipeve gjatë Kupës së Botës
- 18:47 “Ministrja serbe nuk bëri gafë politike”, Ramabaja: Shqetësuese është reagimi i Shqipërisë
- 18:16 Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar, shkak kërcënimi nga dronët