Retorika dhe përplasjet në prag zgjedhjesh, Bushati: Rama e ka bërë llogarinë, që me votë reale nuk fiton dot

15 Mars 2021 | 19:33

Retorika politike në Shqipëri është acaruar ndjeshëm në prag të nisjes së fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit. Në vazhdën e kësaj, dje në qytetin e Elbasanit nuk munguan përplasjet fizike dhe fyerjet mes mbështetësve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Analisti Baton Haxhiu duke komentuar tensionet e djeshme në Elbasan thotë se burimin e kanë kryesisht tek dy figurat e politikës shqiptare, Ilir Meta dhe Sali Berisha.

“Ka të bëjë që PS ka shenjëstruar dy pika negative brenda opozitës, Ilir Metës dhe Sali Berishës dhe këto dy figura politike, janë figura që në sondazhe dhe fokus-grupe janë figura me mbështetje më të ulët në Shqipëri. Momenti i dytë, që ka të bëjë me dhunën, që është një traditë në Shqipëri, që në momente kur ka krizë të elektoratit, kur ka paqartësi këtij procesi i ka ndihmuar zëri i lartë, ose inicimi i dhunës për të treguar gjallëri të liderëve për të kapur figurat e forta. Ky lloj modeli i ngritje së zërit është mesazh për dhunuesit e votës së shqiptarëve, për arsye që liderët janë ende gjallë dhe mund të përkrahen. Këto janë dy momente që mund të shpjegohet pse ky inicim i dhunës dhe pse ky model fals i inicimit të dhunës, qoftë i presidentit, qoftë ajo që ndodhi në Elbasan”, tha ai.

Analisti Andi Bushati analizoi dy përplasjet, e para te selia e Frymës së Re Demokratike dhe përplasjen e militantëve të PD-PS në Elbasan. Sipas tij, tek ngjarja e selisë së FRD-së pjesëmarrës janë banditë me unifromë, kurse në Elbasan aktorë kanë qenë banditët pa uniformë, të cilët Policia e Shtetit nuk guxon dot t’i arrestojë.

“Te ngjarja e selisë FRD kemi banditë me uniformë. Në Elbasan kemi banditë pa uniformë, ku uniformat e shtetit nuk kanë…. t’i arrestojnë. I ke me zë dhe me figurë dhe me pamje. Banditët që ndiqnin Edi Ramën pas, policia nuk i arreston. Kemi skalionet e Rilindja në zgjedhje, o policë bashkiakë ose banditët pa uniformë që po involvohen në fushatë elektorale’, theksoi ai.

Ai u shpreh gjithashtu se kjo situatë synon të nxisë dhunën pasi kryeministri Edi Rama e di që nuk fiton pa ndihmën e atyre që ai quan si banditë.

“Kjo është një situatë për të nxitur tensionin, për të nxitur dhunën, Edi Rama e ka bërë llogarinë, që me votë reale nuk fiton dot, prandaj duhen banditët. Prandaj jepen koncesione për të paguar ata banditë. Ne prandaj ne pamë aty fytyra në Ditën e Verës”, tha ai.

Kurse sa i takon deklaratave të presidentit Meta, analisti Haxhiu thotë se ai po bën opozitë duke shpërdoruar postin e kreut të vendit.

“Presidenti nuk është më president, ai është opozita dhe është mirë që opozitariimin ta bëjë në një post tjetër”, shtoi Haxhiu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit

Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin Shock se marrëveshja e qeverisë së Kosovës me Serbinë për energjinë është një lloj Zajednice, sipas modelit që ka...
20:46 | 29/06/2022

Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës

Analisti Andi Bushati e konsideron si një gabim politik, deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili këshilloi ish-kryedemokratin Lulzim Basha, që të...
20:17 | 29/06/2022

Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës

Analisti Baton Haxhiu thotë se Bashkimi Evropian po e përdor liberalizimin e vizave si mjet  për t’i bërë presion Kosovës. Në emisionin “Shock” në “Euronews...
20:45 | 28/06/2022