“Retorika politike, asnjë ndikim në SPAK”- Dumani: Pse kërkojnë kohë disa çështje

20 Dhjetor 2023 | 11:36

Kreu i SPAK Altin Dumani, mori pjesë këtë të mërkurë në tryezën e diskutimit të mbajtur nga CGDS, me temë: “Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar: Roli i SPAK dhe Gjykatat e Posaçme në drejtim të përmirësimit të përgatitjes së vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

Në krah të ambasadorit të BE, Dumani deklaroi se presioni mediatik dhe retorika politike kundër SPAK nuk ka asnjë ndikim në punën e prokurorëve të institucionit që ai drejton.

“Presioni mediatik dhe retorika politike nuk ka asnjë lloj ndikimi. Jam imun ndaj të dyjave. Këtë përpiqem t’ua percjellë edhe trupës se prokurorëve. Jemi të vëmendshëm kur evidentohen problematika nga media apo politika në diskutime të ndryshme, sigurisht që ne i ndjekim. Por në raport me hetimet nuk na ndikojnë”, tha Dumani.

Kreu i SPAK theksoi se çështjet korruptive dhe shkeljet e barazisë në tendera, apo edhe shpërdorimi i detyrës kërkojnë kohë për t’u hetuar, pasi përdoren dhe teknika speciale.

Ai pranoi se ka dhe zvarritje të hetimeve për shkak të numrit të lartë të të pandehurve që mund të ketë një çështje.

“SPAK është përpjekur të ndërtojë një marrëdhënie të mirë me shoqërinë civile dhe do të vazhdojme të jemi bashkëpunues. Shumica e çështjeve të SPAK kërkojnë afatë të gjatë, ka shtyrje të senacave dhe zvarritje të hetimit. Çështjet me 20 të pandehur krijojnë shtyrje. Sidmos çështjet me natyrë korruptive dhe shkelje të barazisë në tendera, apo edhe shpërdorimi i detyrës kërkojnë kohë shumë të gjatë por edhe teknika speciale. Nuk krahasohet një çështje e SPA me një çështje të prokurorive të juridiksiionut të përgjithshëm. Sa i takon trasparencës ne jemi përpjekur aq sa ligji na lejon të jemi transparent me publikun dhe të gjitha i kemi publikuar në faqen e SPAK. Ka njoftime të rralla kur interesi publik është shumë i madh dhe  ne kemi reaguar”, tha Dumani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026

Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, i cili theu masën e...
11:00 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026