Reuters: Trump pret një marrëveshje tregtare “shumë të mirë” me Kinën
Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se pret të arrijë një marrëveshje tregtare me Kinën, megjithëse ai nuk ofroi detaje apo tregues se si do të fillonin bisedimet e dy superfuqive, raportoi Reuters.
“Unë mendoj se ne do të bëjmë një marrëveshje shumë të mirë me Kinën”, tha Trump.
Më herët sot, Ministria e Tregtisë e Kinës u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të ndalojnë ushtrimin e “presionit ekstrem” mbi ekonominë e dytë më të madhe në botë dhe kërkoi respektimin e të gjitha rregullave tregtare.
Megjithatë, të dyja palët mbeten të bllokuara se kush duhet t’i iniciojë bisedimet, sipas Reuters.
Ndërsa Trump lehtësoi përkohësisht tarifat e larta të shpallura së fundmi për mallrat nga dhjetëra partnerë tregtarë, ai la në fuqi detyrimet e reja të importit për mallrat kineze që tani arrijnë në 145 përqind.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump ‘rindez tensionet’ me Melonin, poston foton e kryeministres italiane: Nevojitet urdhër kufizues
Turqia në qendër të diplomacisë globale, Ankaraja mirëpret më 7 korrik Samitin e NATO-s, zbardhet agjenda
Telefonoi 3 herë FIFA-n, Trump ndërhyri për të hequr pezullimin e Folarin Balogun për ndeshjen kundër Belgjikës
- 08:41 Pamjet virale, momenti kur princesha e Norvegjisë përqafon Haaland pa bluzë pas fitores me Brazilin
- 08:35 Trump ‘rindez tensionet’ me Melonin, poston foton e kryeministres italiane: Nevojitet urdhër kufizues
- 08:30 Turqia në qendër të diplomacisë globale, Ankaraja mirëpret më 7 korrik Samitin e NATO-s, zbardhet agjenda
- 08:25 Telefonoi 3 herë FIFA-n, Trump ndërhyri për të hequr pezullimin e Folarin Balogun për ndeshjen kundër Belgjikës
- 08:25 Shpërthim i kontrolluar për ndërtimin e Bypass-it të Sarandës, ARRSH njofton kufizime në qarkullim
- 08:23 Kolaps në Ministrinë e Jashtme britanike, hakerët rusë vjedhin të dhënat qeveritare dhe i nxjerrin në shitje: Kostoja 44 mijë paund