Revoltohet artistja: Estrada shqiptare lulëzonte më shumë në komunizëm se tani

27 Tetor 2024 | 17:45

Aishe “stari” i Durrësit vjen në Profil me një rrëfim emocional për karrieren dhe jetën personale.

Sot në moshën 84 vjeçare ajo na tregon se si ëndërronte që e vogël të bëhej aviatore ose aktore…ëndrra të mëdha për kohen sidomos për gratë.

Përtej paragjykimeve të kohës Aishja u bë pjesë e “Estradës së Durrësit”, punoi si deputete në dy mandate por sot e zhgënjyer flet për gazetaren Greta Topjana për regresin e teatrit dhe kulturës.

Ajo thekson se diskutimet dhe vlerësimet mbi artin e kulturën duhet të jenë realiste dhe të mos shihen me syrin partiak.

“Unë nuk i kuptoj ca gjëra, çfarë vështirësih mund të më nxirrte mua komunizmi? Kur në atë kohë estrada jonë dhe teatri jonë ka lulëzuar më shumë sesa sot, që nuk është komunizmi, është demokracia. Ku për fat, estradën që e patëm për kaq vjet dhe lulëzoi, sot nuk ke estradë as në Tiranë, as në Durrës dhe nuk e di ku mumd të letë ndonjë estradë qorre. Prandaj njerëzit kur bëjnë diskutimet dhe vlerësimet duhet të jenë realist, të mos i shohin gjërat me syrin partiak”, u shpreh Aishja.

Aishja tregon se në vitet e kaluara, kultura kishte një vend të rëndësishëm në jetën shoqërore dhe artistike të vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton

Shqipëria gjendet në periferi të valës së të nxehtit që ka goditur Europën, por sërish temperaturat maksimale dhe minimale janë të larta për muajin në...
18:02 | 24/06/2026

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026

Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi

Një tufë dhish është goditur nga rrufeja në fshatin Spathar, në Njësinë Administrative Qendër të Librazhdit, në vendin e njohur si “Arrës”. Si pasojë e...
16:42 | 24/06/2026