Profili i qytetarëve që e vlerësojnë më shumë punën e SPAK

24 Maj 2024 | 21:15

Për të kuptuar më shumë vlerësimin pozitiv për SPAK, Barometri – Euronews Albania ka analizuar të dhënat demografike dhe politike të qytetarëve që kanë mbështetje dhe vlerësim më pozitiv për SPAK.

Kush janë qytetarët sipas gjinisë, moshës, arsimit, të ardhurave dhe pozicionit politik që kanë më shumë vlerësim pozitiv për punën e SPAK sot? Nga analiza e të dhënave rezulton se qytetarët sipas demografisë janë kryesisht homogjenë në vlerësimin pozitiv.

Pavarësisht homogjenitetit, ata/ato që e vlerësojnë më shumë pozitivisht punën e SPAK janë femrat (60.9 %), të rinjtë 18-24 vjeç (59,3 %) të intervistuarit me arsim të lartë (56,2 %) dhe me të ardhura më të larta (56,7 %) e tyre.

Tek analiza e votës politike në vitin 2021, rezulton dhe hendeku më i madh i të intervistuarve në vlerësimin e tyre pozitiv për punën e SPAK. Qytetarët që kanë votuar PS në vitin 2021 kanë vlerësim pozitiv për SPAK (82.1%).

Ndërkohë (26 %) e atyre që kanë votuar opozitën në vitin 2021 kanë vlerësim pozitiv për SPAK dhe 45,1% e atyre që nuk deklarojnë për kë kanë votuar në vitin 2021.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

INSTAT: Gratë po plaken më shpejt se burrat, mosha mediane e tyre është 45 vjeç, e burrave 43 vjeç

Gratë shqiptare po plaken më shpejt se burrat, ndërsa Shqipëria po përballet me një ndryshim të thellë demografik. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në...
18:34 | 14/07/2026

Kujdes nga alergjitë ushqimore, mjeku: Janë kërcënuese për jetën

Alergjitë nuk kanë më një stinë të përcaktuar, ato janë gjithëvjetore. Përgjatë stinës së verës, alergjitë nga polenet u kanë lënë vendin alergjive ushqimore, atyre...
18:31 | 14/07/2026

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026