Rexhepi: Telefoni i ‘Rrumit’ ka dy vite në prokurori, pse nuk u ekzaminua më parë?

27 Nëntor 2022 | 21:42

Çështja e Aleksandër Lahos i njohur si “Rrumi i Shijakut”, është rikthyer sërish ditët e fundit në qendër të mediave pasi SPAK ka lëshuar urdhër për arrestimin e tij.

Eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi, i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania është shprehur se pas kësaj çështje e cila është fshihet ndonjë biznesmen tjetër, duke shtuar se SPAK që dy vite ka pasur në dorë telefonin e Lahos dhe kishte mundësi që ta ekzaminonte më parë.

“Çështja e Rrumit të Shijakut, është një çështje që del jashtë nivelit të një inspektorit të avokatit të shtetit. Shteti kishte mundësinë ta ndiqte në apel atë çështje. Unë shikoj aty një mungesë vullneti. Pse pikërisht sa u ndërruan pushtetet u dhunua biznesmeni libanez. Kaq i pazoti ka qenë biznesmeni? Pse po lëvizet tani? Unë them se do të jetë prapë ndonjë biznesmenë tjetër mbrapa. Intuita më çon se pas kësaj është një biznesmen i madh. Rrumi po del nga loja. Telefoni i tij ka që dy vite në SPAK. Sa kohë do që të bëhet ekzaminimi i një telefoni?”- theksoi ai.

Pëllumb Muharremi, i njohur ndryshe si Aleksandër Laho dhe i thirrur mes shokësh dhe të njohurish me nofkën “Rrumi”, po kërkohet të arrestohet.

Urdhri është lëshuar nga SPAK pak ditë më parë. Prova e vetme me të cilën SPAK-u ka lëshuar një urdhër-arrest dhe i kërkon Policisë ta arrestojë të fortin e Shijakut, është vetë telefoni i tij, thotë Prokuroria e Posaçme, telefon që sipas hetimeve ka mbartur një video ku është regjistruar një takim i “Rrumit” me një përfaqësues të Avokatisë së Shtetit.

https://youtu.be/gOUPjM88TbU

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë

Artisti Robert Aliaj ka folur për Review në Euroneës Albania me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri. Aliaj tha se ka turistë në...
22:02 | 12/07/2026

Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar

Studiuesi Auron Tare ka folur për Review, në Euronews Albania, me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri në kuadër të protestave që zhvillohen...
20:57 | 12/07/2026

Avokati Serjani: Në shesh na mban arroganca kundër qeverisë!

I ftuar në “Review” me Greta Topjana, ishte Gent Serjani i cili foli lidhur me ecurinë, qëndresën dhe strukturimin e protestës së qytetarëve. Gent Serjani...
21:52 | 11/07/2026