Rey Manaj nënshkruan me klubin e Emirateve, Al Sharjah prezanton sulmuesin shqiptar

30 Korrik 2025 | 08:41

Rey Manaj është zyrtarisht futbollisti më i ri i skuadrës Al Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe, me të cilën ka firmosur një kontratë dyvjeçare.

Me këtë transferim, sulmuesi shqiptar largohet përfundimisht nga kampionati turk dhe nis një aventurë të re në karrierë.

Pak orë më parë u bë edhe prezantimi zyrtar i tij, ndërsa nënshkrimi u publikua në faqen zyrtare të klubit.

Euronews Albania kishte raportuar më herët ekskluzivisht për arritjen e marrëveshjes mes Manajt dhe skuadrës nga Emiratet.

28-vjeçari do të përfitojë një pagë prej 3.5 milionë euro në sezon, ndërsa kartoni i tij u ble për 2.5 milionë euro nga Sivasspor.

Klubi turk ka ruajtur 10% të të drejtave, në rast të një shitjeje të ardhshme të sulmuesit.

Manaj është një lojtar me përvojë, pasi ka luajtur në disa kampionate të ndryshme evropiane.

Në fillimet e karrierës ka veshur fanellën e Interit dhe Barcelonës, megjithëse ato eksperienca nuk rezultuan të suksesshme.

Në vitin 2023, ai u transferua në Superligën turke, ku në dy sezone zhvilloi 60 ndeshje dhe shënoi 30 gola.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026