Rezervohet përballja Drita-Shkëndija në Conference League, 36 skuadra njohin rivalët

29 Gusht 2025 | 14:30

U hodh këtë të premte shorti për fazën e ligës së UEFA Conference League ku 36 skuadrat pjesëmarrëse kanë mësuar rivalët ndërsa për herë të parë dy ekipe shqiptare, Drita nga Kosova dhe Shkëndija nga Maqedonia e Veriut, do të përballen mes tyre.

Shorti i ka rezervuar ndeshjen Drita – Shkëndija, që do të luhet në Prishtinë, duke sjellë një derbi shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Skuadra kampione e Kosovës, Drita, do të garojë në grup me AZ Alkmaarin (Holandë), Rayo Vallecanon (Spanjë), Omonian (Qipro), KuPS Kuopio (Finlandë), Shkëndijën e Tetovës dhe Shelbourne (Irlandë).

Nga ana tjetër, Shkëndija, përveç Dritës, do të ndeshet edhe me Slovan Bratislavën, Jagiellonian (Poloni), Rayo Vallecanon, AEK Larnaca dhe Shelbourne. Për trajnerin Zekirija Ramadani dhe skuadrën gjilanase, përballjet me këto ekipe përbëjnë një sfidë të fortë në këtë fazë të re.

Faza e ligës zhvillohet në formën e një minikampionati me gjashtë ndeshje për çdo ekip – tre në shtëpi dhe tre në transfertë – ndaj kundërshtarëve të ndryshëm. 8 skuadrat me më shumë pikë kualifikohen për raundin me 16 më të mirat, ndërsa vendet nga 9 në 24 do të luajnë në playoff.

Finalja e këtij edicioni do të zhvillohet më 27 maj 2026 në ‘RB Arena’ të Leipzigut në Gjermani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026