‘Rezistojmë deri në plumbin e fundit’, ukrainasit refuzojnë të lënë Azovstalin

6 Maj 2022 | 09:19

Forcat ruse vijojnë të godasin fuqishëm uzinën e çelikut Azovstal, ku është cepi i fundit i rezistencës ukrainase në qytetin e rrethuar të Mariupol.

Ushtarët ukrainas brenda uzinës thonë se Rusia po refuzon premtimet e një armëpushimi për të lejuar evakuimin  e civilëve.

Presidenti rus Vladimir Putin u ka bërë thirrje luftëtarëve të dorëzohen. Por Kievi thekson se ata nuk do të dorëhiqen.

“Në Mariupol, në Azovstal situata është kritike. Trupat ruse po bombardojnë uzinën dhe nuk ndalen. Dje dhe sonte forcat ruse tentuan të hynin. Ushtarët tanë po luftojnë. Rezistenca do të vijojë deri në plumbin e fundit, deri në forcën e fundit”, thotë Denis Shmyhal, kryeministër i Ukrainës.

Gjatë ditës së enjte Kombet e Bashkuara arritën të evakuojnë më shumë se 300 civilë nga zona e Azovstal. Një tjetër operacion shpëtimi pritet të realizohet.

“Kjo është përpjekja e dytë për të evakuuar civilët nga Mariupol dhe zonat e tjera të qytetit port. Sot shoqëruam 11 autobusë ku kishte gra, fëmijë, të moshuar të cilët kërkojnë siguri”, thotë Ghada Eltahir Mudawi, pjesëtar i operacioneve të shpëtimit.

Pjesa tjetër e qytetit të shkatërruar tashmë është nën kontrollin rus dhe pastrimit ka filluar në prag të 9 majit, ditën e fitores sovjetike ndaj nazistëve. Paradat ushtarake po mbahen në të gjithë Rusinë. Shumë analistë besojnë se më 9 maj Putin mund të shpallë një ndryshim në strategjinë e tij për të pushtuar Ukrainën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Pse është Mariupoli kaq i rëndësishëm për Rusinë

Shpëtohen 100 persona nga uzina Azovstal, 100 mijë të bllokuar në Mariupol

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend

Qeveria spanjolle njoftoi këtë të martë se dëshiron të ndalojë pirjen e duhanit dhe përdorimin e cigareve elektronike në dyqanet e jashtme dhe në plazhe,...
19:43 | 21/07/2026

“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit

Komisioni parlamentar i Mbrojtjes i Bullgarisë miratoi të martën një propozim qeveritar për të lejuar vendosjen e përkohshme të avionëve cisternë amerikanë për furnizim me...
19:37 | 21/07/2026

Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

Irani e paralajmëroi Bullgarinë të martën kundër lejimit të SHBA-së të përdorë territorin e saj për operacione ushtarake kundër Teheranit, duke thënë se një veprim...
19:30 | 21/07/2026