Rezoluta e PS, Shehaj: Stretegji për ndalimin e drejtësisë, mesazhet që i jepen SPAK
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, është shprehur se votimi ditën e sotme në Kuvend i rezolutës antikorrupsion të propozuar nga PS, është një përpjekje për ndalimin e drejtësisë.
Komentet Shehaj i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se mazhoranca po jep mesazhe të qarta që është kundër drejtësisë së re.
Shehaj tha se veç miratimit të rezolutës ditën e sotme, një tjetër mesazh kundër SPAK është edhe amnistia penale, e cila sipas tij liroi të korruptuarit dhe deklaratat për mos-zgjatjen e mandatit të kreut të SPAK.
“Kjo është strategji e qartë që ka për qëllim ndalimin e drejtësisë. Më parë ka ndodhur që kjo mazhorancë duke gënjyer opinionin publik dhe deputetët, tha që amnistia penale nuk ishte për të liruar të korruptuarit dhe liroi të korruptuarit.
Mesazhi për SPAK ishte ju i arrestoni, ne i lirojmë. Mesazhi tjetër që iu dha SPAK ishte që nuk ka më zgjatje mandati, do jeni në mes të rrugës. Ju vazhdoni, por ta dini që nuk ka zgjatje mandati.
Unë kam shumë kritika edhe ndaj SPAK, por është fakt që si kurrë më parë SPAK po heton ministra, zv.ministra, kryebashkiakun e Tiranës. Duhet të hetonte edhe Ramën. Këta përditë shkojnë në SPAK”, tha Shehaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 11:24 Shefi i përkohshëm i inteligjencës amerikane shkarkon dhjetëra anëtarë të stafit
- 11:20 Skandalet e korrupsionit në Spanjë, Sanchez dëshmon në Kongres: Nuk e kam ditur për këto praktika, nuk do t’i kisha toleruar
- 11:10 Ben-Gvir sfidon SHBA-në: Izraeli do të veprojë i vetëm kundër Iranit nëse është e nevojshme
- 11:04 Pakistani: Bisedimet në nivel teknik midis SHBA-së dhe Iranit do të rifillojnë javën e ardhshme
- 11:03 Pas dorëheqjes nga detyra, Starmer takohet me Burnham për tranzicionin e pushtetit. Takim i ftohtë mes palëve
- 10:49 Britania, Franca dhe Gjermania shprehin alarmin për aktivitetet kineze në lindje të Tajvanit