Rezoluta e Rithemelimit të PD: Votojmë vetëm për President konsensual

6 Maj 2022 | 19:42

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike në rezolutën e miratuar këtë të premte shprehet se, do të votojë në Parlament vetëm për një President të ri konsensual.

PD ka mandatuar Komisionin e Përkohshëm të Rithemelimit të Partisë Demokratike që të caktojë përfaqësuesit për gjetjen e një qëndrimi të përbashkët me partitë e tjera opozitare.

Në rezolutë thuhet se opozita do të votojë vetëm nëse arrihet pakt për zgjedhjen e një presidenti konsual të propozuar nga opozita.

“Çdo alternativë që mundëson zgjedhjen e Presidentit me votat e Partisë Socialiste, apo të siguruara pa konsensus politik të vërtetë, do të refuzohet me votë në Kuvend”, thekson rezoluta.

Duke iu referuar raportit të OSBE/ODIHR-it dhe DASH-it, sipas rezolutës së PD, legjitimiteti i shumicës qeverisëse është vënë në pikëpyetje, duke kërkuar që të zgjidhet një president konsensual siç u veprua në vitin 2002.

Nga ana tjetër, PD akuzon se “mazhoranca socialiste po përpiqet të krijojë një proces parlamentar farsë dhe politikisht steril duke u përpjekur t’i caktojë ajo përfaqësuesit e opozitës në procesin e zgjedhjes së Presidentit”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026