Rezoluta kundër Iranit, kapiten Meçollari: Rama e bëri që të dëgjojë Trump, s’ka asnjë vlerë

17 Mars 2026 | 22:18

Ish-zëvendëskomandanti i Flotës Detare Artur Meçollari komentoi në emisionin Now në Euronews Albania rezolutën e miratuar ditën e sotme nga Kuvendi që e shpall Iranin vend sponsor të terrorizmit.

Sipas tij, lëvizja e kryeministrit Rama bëhet vetëm për të tërhequr vëmendjen e presidentit të SHBA-ve dhe nuk ka asnjë rëndësi.

“Kjo rezolutë duhet të kishte dalë kohë më parë, në moment që doli nuk asnjë efekt si për Iranin ashtu edhe për Shqipërinë, Irani në gjendjen që është s’i dëgjon fare zilet e Shqipërisë. Rama e bëri këtë që të dëgjojë SHBA, e bëri këtë që kur mbase i vete ndonjë raport ditor Trumpit ose Rubios mbase i vete një vijë që Shqipëria shpalli Iranin shtet terrorist. SHBA sot po tentojnë të eliminojnë Gardën Kombëtare, çfarë vlerë ka që e shpalle shtet terrorist në këtë moment”, tha Meçollari.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike

Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, tha në emisionin Now në Euronews Albania se duhet të ketë një dosje të deklasifikuar lidhur me agjenturat e pretenduara...
22:33 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

“Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka komentuar disa nga episodet e ndodhura gjatë protestës në Tiranë, duke deklaruar se disa veprime të regjistruara gjatë tubimit...
22:09 | 24/06/2026