“Rezoluta për Kosovën, sa për të kaluar radhën”, Iljazaj: Shqipëria të bëjë më shumë
Analisti Ervis Iljazaj ishte këtë të mërkurë në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euroneës Albania ku foli për çështjen që duket se bashkoi pozitën dhe opozitën në Shqipëri, rezoluta për Kosovën.
Iljazaj tha se do të preferonte që palët të binin dakord për një rezolutë që mbase do të ishte më e ashpër, por që do t’i shërbente vërtet Kosovës, ndërsa shtoi se rezoluta për të cilën parlamenti shqiptar ka rënë dakord është një rezolutë “sa për të kaluar radhën”.
“Unë nuk mendoj se parlamenti i Shqipërisë nuk është se ka nevojë të miratojë një rezolutë për të thënë se mbështet Kosovën. Ky është një detyrim kushtetues i Shqipërisë, unë prisja diçka përtej kësaj.
Mua më duket një rezolutë tepër bazike. Shqipëria është vend anëtar i NATO-s është edhe anëtare e Këshillit të Sigurimit, kështu që zëri i saj vlen në arenën ndërkombëtare. Çështja është se ç’ndihmë shtesë mund të japë Shqipëria, qoftë edhe për të thënë disa gjëra që Kosova nuk i thotë dot.
Nga kjo rezolutë unë shikoj një rezolutë të sforcuar që ka gjetur dy lloj ekuilibrash, ndërsa unë do preferoja një rezolutë ndoshta më e ashpër. Më duket sikur këta kanë bërë një detyrë thjesht sa për të kaluar radhën”,-tha Iljazaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare