Rezoluta për Srebrenicën, deputeti i VV: Serbia është shtet gjenocidal
Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, e ka quajtur qeverisjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, si një “sekt”. Kjo deklaratë vjen pas vendimit të OKB-së për të shënuar 11 korrikun si Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Genocidit të Srebrenicës.
Basha ka rikujtuar lidhjen e Vuçiçit me ish-presidentin serb, Slobodan Miloševiqin dhe politikat e tij 30 vjet më vonë.
“Vucic në kohën kur Serbia ka kryer genocidin në Bosnje dhe Kosovë ka qenë ministër i propagandës së Miloseviçit. Pra ky ka qenë përgjegjës për propagandëm që ka bërëMiloseviçi. Fatkeqësia është që po flasim që nga viti ‘94, pra 30 viet pas, ku në vend që Serbia të kërkojë falje siç e kanë bërë shtetet perëndimore ku sot shkojnë përulën para viktimave dhe dhimbjen që u kanë shkaktuar popujve, ky pjestar i asaj qeverie kriminale vazhdon duke mos kërkuar falje por për më tepër refuzon, jeton në rëfuzim, të një akti barbar që ka bërë ndaj në popujve civilë që ka ishin në Jugosllavi.”
Basha e vlerëson vendimin e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë si një hap të mirë, megjithëse të vonuar. Sipas tij ky vendim rikujton dhe një herë që Serbia është një shtet gjenoidal.
“Mendoj veprimi është i vonuar, por është një veprim shumë i mirë që tregon se Serbia është një shtet gjenocidal e fatkeqsisht ka 30 vite, por pushteti atje nuk ka ndryshuar. Pra po flasim që ka në pushtet të njëjtit njerëz që kanë qenë në krahun e Miloseviçit” përfundoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia