Rezultati i zgjedhjeve, PD shton numrin e mandateve në 7 qarqe të vendit
Partia Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit duket se ka siguruar një rezultat shumë më të mirë se sa katër vite më parë, pavarësisht se nuk i mjaftoi për të marrë pushtetin.
Kur janë numëruar mbi 90% e kutive, PD ka 39.39% të votave krahasimisht me 28.85% që kishte në zgjedhjet e 30 qershorit 2017.
Rritja me mbi 10% në mbështetje do të përkthehet dhe në një rritje të numrit të deputetëve që PD do të ketë në Parlamentin e ri.
Nga 43 deputetë që kishte legjislaturën e kaluar, në Parlamentin e ardhshëm demokratët do të kenë 59 përfaqësues.
Rritja më domethënëse ka qenë në Tiranë, ku nga 11 ka shkuar në 15 deputetë ndërsa në total ka arritur që të shtojë numrin e deputetëve në 7 qarqe krahasuar me 2017.

Demokratët kanë dyfishuar rezultatin në Elbasan, ku nga 3 deputetë që kishin katër vite më parë tani do të kenë 6.
Edhe Qarku i Durrësit hyn tek qarqet ku PD ka përmirësuar ndjeshëm rezultatin, ku nga 4 ka shkuar në 6 mandate.
PD është rritur me dy mandate edhe në Qarkun e Fierit që njihet si bastion kryesor i Partisë Socialiste.
Demokratët kanë dështuar të shtojnë numrin e mandateve në pesë qarqe (Shkodër, Kukës, Berat, Gjirokastër dhe Vlorë) por nuk ka pasur ulje në asnjë zonë zgjedhore krahasuar me rezultatin e vitit 2017.
Qarku 2017/2021
Berat 1/1
Dibër 2/3
Durrës 4/6
Elbasan 3/6
Fier 4/6
Gjirokastër 1/1
Korçë 4/5
Kukës 2/2
Lezhë 3/4
Shkodër 5/5
Tiranë 11/15
Vlorë 3/3
*Dibra dhe Gjirokastra kanë nga një mandat më pak në krahasim me 2017, këto mandate i janë shtuar Tiranës.
30 Qershor 2017
PS – 74 mandate / 48.34%
PD – 43 mandate / 28.85%
LSI – 19 mandate / 14.28%
PDIU – 3 mandate / 4.81%
PSD – 1 mandat / 0.95%
25 Prill 2021
PS – 73 mandate / 48.61%
PD – 59 mandate / 39.38%
LSI – 5 mandate / 6.92%
PSD – 3 mandate / 2.25%
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit