Rezultati i zgjedhjeve, qarqet ku është dobësuar dhe forcuar PS
Në dy proceset e fundit të zgjedhjeve parlamentare, Partia Socialiste ka garuar e vetme dhe ka marrë thuajse një rezultat identik.
Në zgjedhjet e 30 qershorit 2017, PS siguroi 48.34% të votave kurse në procesin e 25 prillit, kur janë numëruar mbi 90% të votave, ka marrë 48.62% të votave.
Edhe sa i takon mandateve, duket se do të përsëritet sërish 2017 pasi PS mund të përfundojë me 74 mandate (aktualisht ka 73).

Në krahasim me 2017, PS ka shtuar nga një mandat në Berat dhe Elbasan ndërsa ka humbur nga një deputet në Durrës, Fier dhe Shkodër.
Dibra dhe Gjirokastra kanë nga një mandat më pak në krahasim me 2017, këto mandate i janë shtuar Tiranës, kjo bën që për PS të mos ketë ndryshim duke qenë se ka ruajtur rezultatin e katër viteve më parë, por kundërshtarët e saj kanë marrë më pak mandate.
Ndërkohë që tek mazhoranca situata duket një fotokopje e katër viteve të kaluara, në kampin e opozitës situata duket disi ndryshe.
30 Qershor 2017
PS – 74 mandate / 48.34%
PD – 43 mandate / 28.85%
LSI – 19 mandate / 14.28%
PDIU – 3 mandate / 4.81%
PSD – 1 mandat / 0.95%
25 Prill 2021
PS – 73 mandate / 48.61%
PD – 59 mandate / 39.38%
LSI – 5 mandate / 6.92%
PSD – 3 mandate / 2.25%
Qarku 2017/2021
Berat 4/5
Dibër 2/2
Durrës 8/7
Elbasan 7/8
Fier 10/9
Gjirokastër 3/3
Korçë 6/6
Kukës 1/1
Lezhë 3/3
Shkodër 4/3
Tiranë 18/18
Vlorë 8/8
*Dibra dhe Gjirokastra kanë nga një mandat më pak në krahasim me 2017, këto mandate i janë shtuar Tiranës.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit