Riaktivizohen disa vatra zjarri në Gramsh, ja ku paraqitet rreziku më i madh
Në fshatrat e njësisë administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh, vazhdojnë operacionet për shuarjen e zjarreve të rëna më 12 gusht 2025.
Forcat operacionale janë angazhuar në mbajtjen nën kontroll të vatrave të vogla, për të parandaluar përhapjen e flakëve. Një vatër e mbetur aktive në Malin e Koshnicës po mbahet në monitorim nga Shërbimi Pyjor dhe banorët e zonës.
Dita e djeshme ka sjellë riaktivizime të zjarrit në disa fshatra, përfshirë Bletëz dhe Kullollas, ku forcat zjarrfikëse kanë arritur të shuajnë flakët duke përdorur mjete dhe burime të tjera. Rreziku ka qenë më i madh në Kullollas, ku një masiv pishash ishte në kërcënim. Megjithatë, situata është stabilizuar përkohësisht.
Në njësinë administrative Kukur, bashkia Gramsh, vatra e zjarrit në vendin e quajtur “Teqeja e Dushkut” vazhdon të jetë aktive. Pavarësisht vështirësive për shkak të terrenit malor dhe shtresave të humusit që bëjnë të vështirë shuarjen, situata është duke u monitoruar dhe ka filluar izolimi i vatrës. Përpjekjet për të kontrolluar këtë vatër përfshijnë 2 automjete zjarrfikëse, 10 efektivë, fadroma dhe forca bashkiake, të cilat janë angazhuar në terren për të frenuar përhapjen e flakëve.
Forcat operacionale dhe strukturat e emergjencës mbeten të angazhuara për të monitoruar situatën dhe për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm.
Vrau gruan me çifte, Gjykata e Shkodrës në lë burg 62-vjeçarin
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Serbi shtetasi malazez për krim të organizuar dhe trafik narkotikësh
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
- 11:05 Vengu: KQZ të forcojë transparencën dhe kontrollin mbi financimin e partive politike
- 10:52 Kuvend, nis seanca për vlerësimin e institucioneve të pavarura, opozita bojkoton
- 10:48 Caktohet gjyqtari i gjysmëfinales së Botërorit Spanjë-Francë
- 10:37 Vrau gruan me çifte, Gjykata e Shkodrës në lë burg 62-vjeçarin
- 10:31 Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Serbi shtetasi malazez për krim të organizuar dhe trafik narkotikësh
- 10:26 Macron fton Ramën në Paris, kryeministri do të marrë pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën