Riaktivizohet vatra e zjarrit në Skënderbegas, banorët kërkojnë ndihmë

13 Gusht 2025 | 20:46

Sipas të dhënave të para, rreth 40 banesa në fshatrat e Gramshit janë shkatërruar plotësisht nga flakët dhe janë bërë të pabanueshme. Evidentimi i plotë ende nuk ka përfunduar, pasi zjarri vijon me intensitet të ndryshueshëm.

Sa i përket dëmeve në blegtori, më të goditur kanë qenë fshatrat Kullollas, Bletëz, Menkollar dhe Shimër, të cilat nuk patën kohë të përgatiteshin për evakuim. Sipas verifikimeve në terren, janë gjetur të djegura 50 deri në 60 krerë bagëti, si dhe dhjetëra kafshë pune që nuk arritën të nxirreshin nga strehët. Sot janë marrë masa për groposjen e tyre.

Ndërkohë, bagëtitë e mbetura gjallë në zonat më të thella, aty ku nisi vatra e zjarrit, përballen me rrezik të lartë për mbijetesë për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së ujit, pasi banorët vijojnë të jenë të evakuuar. Kjo situatë e vështirëson edhe rikthimin e tyre në banesa.

Banorët në Ermenjë kanë kërkuar ndihmë urgjente, ndërsa aktualisht në fshat ndodhen vetëm dy zjarrfikëse, të cilat po përballen me vështirësi në menaxhimin e situatës.

Aktualisht, flakët kanë intensitet të ulët, por vijojnë të monitorohen nga strukturat vendore, pasi era herë pas here forcohet, duke shtuar rrezikun e ringjalljes së vatrave ekzistuese ose krijimit të të rejave.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026