Rikthehen hijet e hakmarrjes të 97-ës në Vlorë, kush është i ‘forti’ që iu vra djali

8 Janar 2024 | 16:23

Vrasja e 23-vjeçarit Gëzim Sinomataj në Vlorë një ditë më parë, ka sjellë në vëmendje edhe njëherë përplasjen e bandave të viteve 1997-2000. Gëzim Sinomataj është djali i Sokol Sinomataj, një prej anëtarëve të grupit të Gazmend Brakës, i njohur ndryshe si “Gaxhai”.

Grupi kriminal i krijuar në vitet e errëta 97’ bëri krime nga më të ndryshmet, si vrasje, pengmarrjeve, edhe sulm ndaj komisaritatit. Pjesë e grupit ka qenë edhe Sokol Sinomataj, i njohur ndryshe me nofkën “Buzëderri”. Ky i fundit në vitin 2000 është dënuar për vrasjen e Luigj Xhafës, i cili në fakt rezultoi se u vra gabimisht, pas tentativës për të ekzekutuar Sokol Nuhon. Mbi të kanë rënduar disa akuza, pasi ka qenë i përfshirë në disa ngjarje kriminale.

Në qytetin e Vlorës në atë kohë, filluan të ushtrojnë aktivitetin e tyre kriminal tre grupe. Më konkretisht grupi i Xhelitajve në Lagjen “Çentrale”, grupi i Zanit në Lagjen “Çole” si dhe grupi i “Gaxhait”. Gazmir Braka i njohur si “Gaxhai”, së bashku me anëtarët e bandës Armando Sulejmani “Çipuri”, Sokol Sinomati “Buzderi”, Edmond Leskaj, Gazmend Nebiu ose (Kakami) si dhe disa persona të tjerë, tashmë të vdekur apo të paidentifikuar, në atë periudhë kishin rivalitet të hapur me Zani Çaushin.

Sulmi i fundit ndaj familjes Sinomataj ishte 2 vite më parë, kur vëllait të Sokolit, Bernardit i vunë tritol në automjet. Ndërkohë, shokët e grupit, një pjesë e madhe janë vrarë, ndërsa edhe ata që jetojnë akoma kanë qenë shpesh pre e sulmeve me armë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në afërsi të zonës së Viroit. Sipas informacioneve paraprake, në...
19:16 | 12/07/2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se fondi prej 4 milionë eurosh i akorduar nga qeveria për...
14:50 | 12/07/2026

Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje

Është publikuar fotoja e 40-vjeçarit Aleksandër Koçeku, i cili mbeti viktimë e një atentati të mirëorganizuar mbrëmjen e së shtunës në zonën e Kirit të...
13:53 | 12/07/2026