Rikthehen reshjet e borës, Hakil Osmani: Ja si do të jetë moti në fundjavë
Hakil Osmani nga MeteoAlb tha këtë të shtunë për Euronews Albania se temperaturat do të kenë një rritje gjatë fundjavës. Ai tha se do të kemi një rritje graduale të temperaturave ajrore ku maksimumet do të jenë 14-15 gradë celsius në ultësirën perëndimore, ndërsa në zonën malore nuk pritet të shkojnë më shumë 7-8 gradë celsius. Sipas tij gjatë fundjavës do të kemi kryesisht mot të qëndrueshëm e me diell.
“Nëse flasim për kushtet e motit, territori shqiptar gjatë kësaj fundjave kryesisht do të jetë nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm duke bërë që të kemi kthjellime, vranësirat pritet të jenë më të theksuara në pjesën e dytë të ditës së diel, ndërsa në mbrëmje mundtë kemi momente me reshje të izoluara shiu , apo dëbore në zonat malore”,-tha Osmani.
I pyetur se cilat zona mund të kenë reshje bore, ai tha:
“Ditën e diel në orët e vona të mbrëmjes mund të ketë reshje bore në veri-lindje, në Bajram Curri, Kukës, Pukë, Peshkopi. Në pjesë tjetër të javës do të kemi reshje shiu, rrebeshe dhe rritje të lagështisë në ultësirën perëndimore. Ndërsa reshjet e dëborës mbeten të fokusuara në zonat veri-lindore dhe në zonat e thella malore”,-tha meteologu.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)