Rikthehen shpendët shtegtarë, lugina e Drinos mikpret lejlekun e bardhë
Në Luginën e Drinos, në Gjirokastër edhe këtë pranverë shpendët shtegëtarë kanë vazhduar ritualin e kthimit nga vendet e ngrohta.
Çiftet e lejlekut të bardhë kanë folenizuar në disa pika të luginës duke i falur edhe pejzashit natyror bukuri të veçantë. Lugina e Drinos në vite ka qenë mikpritëse e lejlekut dhe shpendëve të tjerë shtegëtarë, por dëmtimi i natyrës dhe ekosistemit tashmë ka ulur ndjeshëm numrin e tyre.
“Ka qenë shumë i përhapur në disa rajone të vendit tonë, ndër ta edhe Lugina e Drinosit, por ka qenë i përhapur edhe në zonën e Myzeqesë, në luginën e Vurgur, në një pjesë të mire të Korçës e me radhë, por si rezultat i ndryshimeve që ndodhën ne ekosisteme, si rezultat i zhvillimit të një bujqësie intensive, rritja e përdorimit të plehrave dhe pesticideve ne fushën e bujqësisë, ndërhyrja dhe punimi masiv i tokave në këtë periudhë bëri që një pjesë e mirë e ekosistemeve të ndryshojnë”, tha Vladimir Hasani, pedagog i Biologjisë.
Rikthimi i shpendëve shtegëtarë në Luginën e Drinos është një mundësi e mirë për ripërtëritjen e ekosistemit dhe diversitetit natyror të kësaj zone.
“Këta lejlekë kthehen në habitatet e hershme duke folenizuar këtu por pavarësisht se në fillimet që janë ata janë në masë të vogël, tre fole në gjithë Luginën e Drinosit, gjithsesi ata prodhojnë 2-4 vezë por jo të gjitha arrijnë ti nxjerrin kështu që sasia e popullatave të lejlekëve është në vendin tonë akoma numërohen me gishta dhe nuk kemi një kthim masiv të këtij shpendi në rajonin e Gjirokastrës dhe të gjithë vendit”, tha Vladimir Hasani, pedagog i Biologjisë.
Tashmë konstatohet një interes në rritje për vlerat natyrore të zonës së Gjirokastrës të cilat pasurojnë edhe guidat turistike.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit