Rikthehet Bundesliga gjermane, Hoffenheim sfidon Bayernin, 5 sfida në ligat kryesore
E premtja rikthehet me 5 përballje në kampionatet kryesore të futbollit në Evropë, ndërsa rinis rrugëtimin për vitin 2024 Bundesliga Gjermane.
Bayerni i Mynihut zbret në fushë, ndërsa vitit i ri e vendos përballë Hoffenheimit, në një ndeshje që luhet në shtëpi. Rekordmenët e Bundesligës synojnë të rrëmbejnë 3 pikët, në mënyrë që të qëndrojnë sa më pranë kryesuesve të Leverkusen të cilët janë 4 pikë para, por me 1 ndeshje më tepër.
Mungesat janë të shumta në kampin e Tuchel, teksa edhe tek kundërshtarët situata është jo aq pozitive sa i përket dëmtimeve. Kjo është java e parafundit e fazës së parë në kampionatin gjerman, teksa kampion i dimrit ishte Leverkuseni.
Në Mbrëmje luhen përballjet dhe nga ligat e tjera elitare në Francë, Angli, Spanjë e Holandë. Premier League nis me një luftë për mbijetesën mes Luton dhe Burnleyt, të cilat renditen në vendin e 18 dhe 19. Në La Liga, Sevilla jashtë çdo gare evropiane do të synojë t’i afrohet mesit të tabelës, ndërsa forma që po kalon është jo pozitive. Në orën 21, pret në shtëpi Alaves. Në Ligue 1 luhet Marsejë-Strasbourg dhe në Holandë, Walwjik-Heracles.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin