Rikthehet loja GTA/ Publikohet në YouTube traileri, 3 mln pëlqime në 1 orë

5 Dhjetor 2023 | 20:40

Fansat e kanë pritur me padurim dhe traileri i edicionit të ardhshëm të “Grand Theft Auto” u publikua të hënën, 10 vjet nga publikimi i edicionit të fundit të lojës elektronike sa popullore, aq edhe e kontestuar.

Vetë loja “GTA VI” do të dalë në shitje në 2025-n. Videoja e postuar nga kompania “Rockstar Games” në platformat “X” dhe “YouTube” tregon rikthimin e ngjarjeve në Vajs Siti, një qytet i frymëzuar nga Majemi, dhe për herë të parë ka një grua si personazhin kryesor.

Studioja kishte planifikuar ta publikonte trailerin të martën, por vendosi të paravepronte për shkak të një “rrjedhjeje”.

Loja ka në fokus një dyshe kriminelësh të llojit “Bonnie and Clyde” dhe konfirmon një seri zërash sa i takon episodit të ri, përfshirë lokacionin dhe personazhin qendror, që për herë të parë do të jetë një femër.

Rreth një orë nga publikimi në “YouTube”, videoja mori 3 milionë pëlqime. 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata merre vendimin, gruaja e kryeministrit spanjoll do të dalë në gjyq për akuzat për përvetësim

Gruaja e kryeministrit të Spanjës, Begona Gomez do të dalë në gjyq para një jurie për akuzat e ushtrimit të ndikimit dhe përvetësimit të fondeve....
16:06 | 16/07/2026

Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit

Fëmijët dhe të rinjtë e rritur në familje mafioze do të kenë një shans për t’u shkëputur nga krimi i organizuar sipas legjislacionit të ri...
15:56 | 16/07/2026

Lexuan Biblën brenda ambienteve të Shën Sofisë, arrestohen dy turistë rusë në Stamboll

Dy turistë rusë u arrestuan në Stamboll pasi u akuzuan se kishin lexuar me zë të lartë fragmente nga Bibla Brenda xhamisë Shën Sofia. Dy rusët u dërguan në një stacion...
15:27 | 16/07/2026