Rikthehet pas 16 vitesh opera “Lucia di Lammermoor” në TKOB, në skenë Jessica Pratt

13 Dhjetor 2024 | 16:39

“Lucia di Lammermoor” e kompozitorit Gaetano Donizetti rikthehet pas 16 vitesh në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Opera ngjiti në skenë sopranon e njohur ndërkombëtarisht, Jessica Pratt.

Historia tronditëse e Lucias ndërthur dashurinë e ndaluar, tradhtinë dhe betejën për liri. Një grua e pavarur që luftonte kundër shoqërisë patriarkale e që humbi toruan sepse nuk i nënshtrohej dot rregullave të kohës.

Me një koncept origjinal, shfaqja vjen në skenë nga regjisorja Ada Gurra.

“Kjo vepër ka filluar siç fillon gjithmonë, 3-4 javë përpara. Kemi bërë punë shumë intensive me të gjithë solistët”, tha regjisroja Gurra.

Opera sjellë për herë të parë në Shqipëri artisten e skenave botërore , Jessica Pratt, që ka performuar rolin e Luçias mbi 100 herë.

“Roli i Lucias është shumë i rëndësishëm për mua. ‘Lucia di Lammermoor’ është një opera shumë specifike, se është e vështirë të gjesh, jo thjesht atë që do të interpretojë rolin e Lucias, por dhe të gjithë aktorët e tjerë, se të gjithë personazhet janë shumë specifikë dhe individualë dhe të gjesh aktorët e duhur është mjaft e vështirë. Kam pasur fatin të gjej një kast të mrekullueshëm, jo vetëm sa i përket mënyrës së të kënduarit, por dhe mënyrës së aktrimit”, u shpreh Jessica Pratt.

E bazuar në një ngjarje të vërtetë që skandalizoi Skocinë e shekullit të 17-të, kjo histori është po aq aktuale dhe sot.

Kryevepra e Gaetano Donizzeti nën dirigjimin e maestro Jacopo Siparit dhe Dritan Lumshit, do të shfaqet në Teatrin e Operas dhe Baletit deri më datën 16 dhjetor.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit

Policia e Kukësit ka zhvilluar një operacion antikanabis në fshatin Gështenjë, ku ka shpallur në kërkim një 63-vjeçar dhe djalin e tij 29-vjeçar, ndërsa ka...
10:42 | 11/07/2026

Dhuna ndaj të miturës në Fier, gjykata jep masat e sigurisë për tre vajzat e dyshuara, ja për çfarë akuzohen

Gjykata e Fierit ka caktuar masa sigurie ndaj tre të miturave të dyshuara për përfshirje në ngjarjen e dhunës ndaj një minoreneje, pamjet e së...
10:13 | 11/07/2026

Zbulohen tre ambiente ku luheshin lojëra fati ilegale në Tiranë, dy të arrestuar dhe katër nën hetim

Policia e Tiranës ka finalizuar një tjetër operacion kundër organizimit të lojërave të fatit në mënyrë të paligjshme. Operacioni i koduar “Last Bet” ka çuar...
10:08 | 11/07/2026