Rinis procesi mësimor në Durrës, Tiranë e Kurbin, 30 shkolla të dëmtuara

9 Dhjetor 2019 | 06:38

Një pjesë e madhe e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në Tiranë, Durrës, Krujë e Kurbin nisin mësimin ditën e sotme, pas ndërprerjes së shkaktuar nga tërmeti i rëndë i 26 nëntorit.

Sipas ministrisë së Arsimit, janë rreth 30 shkollat të cilat janë dëmtuar nga tërmeti, ku nuk do të zhvillohet mësimi për afro 4500 nxënësit që i frekuentojnë ato.

Nxënësit e këtyre shkollave do të zhvillojnë mësim në shkolla më të afërta pranë zonave të tyre të banimit, raporton gazetarja e Euronews Albania, Dorina Halili. Ministria e Arsimit ka lajmëruar se do të vërë në dispozicion një transport të posaçëm për nxënësit, të cilët do të jenë të detyruar ta rinisin procesin mësimor dy javë më vonë në një shkollë tjetër.

Autoritetet thanë se shkollat ku nis procesi arsimor janë 100 për qind të sigurta, ndërkohë që edhe institucionet private mund ta vazhdojnë veprimtarinë e tyre nëse marrin certifikatë sigurie nga Instituti i Ndërtimit.

Shkollat pas tërmetit

Një grup ekspertësh shqiptaro-amerikanë të ardhur nga Nju Jorku pas tërmetit të 26 nëntorit, pas verifikimeve në terren arritën në konkluzion se shumica e shkollave janë më dëme strukturore, të cilat variojnë nga dëme minimale, në dëme të thella që kanë nevojë për ndërhyrje, ndërsa pak shkolla janë për t’u rindërtuar nga e para.

Katër inxhinierët dhe 2 arkitektët, të cilët inspektuan 62 shkolla publike në Tiranë dhe Durrës gjatë një jave, shprehen se edhe shkollat që aktualisht nuk kanë pësuar dëmtime, nuk mund të cilësohen si të sigurta.

“Përpara përdorimit duhen mbajtur nën vëzhgim, sepse ato lëkundjet e vazhdueshme mund të krijojnë dëme që akoma nuk duken”, – thonë ekspertët.

Ekspertët shqiptaro-amerikanë bëjnë me dije se përmbyllja e këtyre inspektimeve do të bëhet përmes një plani të përgjithshëm ndërhyrjeje për institucionet arsimore, i cili do t’i dërgohet qeverisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset

Për të dytin vit radhazi, në kryeqytet u zhvillua Samiti për Inteligjencën Artificiale ndërsa zhvillimi i shpejtë i kësaj teknologjie, si dhe krijimi i një...
18:04 | 25/06/2026

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026