Rishikimi i historisë, Valentina Duka: Gjatë komunizmit pati propagandë, jo shkencë
Historiania, Valentina Duka thotë se numri 28 mijë dëshmorë është një numër i fryrë. Znj. Duka tha se historia e vendit ka qenë shumë e politizuar gjatë diktaturës ndërsa pas 1990 nisën përpjekjet për të rishkruar historinë.
“Në ’90 filloi një lëvizje e madhe e historianëve profesionistë për rishkrimin e historisë dhe për rishkrimin e veprave të tyre sepse shumë prej historianëve që kishin shkruar për çështje që lidheshin me luftën apo socializmin në Shqipëri ishin detyruar që në vend të shkencës të prodhonin propagandë se për ndryshe më e pakta mund të humbnin vendin e punës apo mund të kalbeshin në burgje”, tha ajo.
Historiania thotë se ka shumë teza që hanë diskutime lidhur me sjelljen e fronteve gjatë luftës dhe rolin e figurave. Sipas saj historiani është interpretues dokumentesh dhe për këtë duhen para të gjitha dokumentet.
“Sot nuk kemi asnjë pengesë apo urdhër nga politika. E gjitha varet nga profesionalizmi i historianit”, deklaroi znj. Duka.
Për nismën e Akademisë së Shkencave, ajo tha se ende nuk ka një produkt për të bërë gjykime nëse ka qasje me objektivitet apo nëse kanë vazhduar të mbështesin propagandën apo dogmën.
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 16:14 Shefi i NATO-s kërkon që aleatët të paraqesin plane të besueshme për të arritur objektivat e shpenzimeve të mbrojtjes
- 16:10 Microsoft shkurton 4,800 vende pune, investimet në inteligjencën artificiale rrisin presionin mbi gjigandin teknologjik
- 16:07 LVV thotë se i ka votat për Qeverinë, kërkon konsensus për presidentin
- 16:06 Rutte pas mbërritjes në Ankara: Trump shtyu aleatët të rrisin investimet në mbrojtje
- 15:40 “Një simbol i lirisë dhe miqësisë”, Prattipati vlerëson pullën postare të Kosovës për SHBA-në
- 15:30 Zelensky: Rusia po përgatit një tjetër sulm masiv rus, NATO të marrë vendime të forta