Risitë në qeverinë ‘Rama 3’ sipas Baton Haxhiut: Rritja e pagave, taksa zero për biznesin
Në emisionin “Shock” analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu debatuan mbi risitë që priten nga mandati i tretë i qeverisjes së Partisë Socialiste.
Baton Haxhiu renditi dy risi kryesore, që janë sipas tij rritja e pagave dhe taksa 0 për bizneset e vogla.
“Pagat mesatare rriten me 25% deri në fund të mandatit. 40% për shërbimin publik, administratën dhe mjekët”, u shpreh analisti Haxhiu
Për Baton Haxhiun, nëse qeveria Rama nuk i përmbush këto dy premtime, atëherë do të humbasë në zgjedhjet e ardhshme. Kjo pasi sipas tij, nëse 200 të punësuar nuk marrin atë që u është premtuar, atëherë do të zhgënjehen dhe nuk do ta votojnë më PS-në.
Për bujqësinë, Baton Haxhiu tha se mbetet prioritet dhe që është ndër objektivat më të arrirë të mandatit të dytë të Edi Ramës.
“E ka realizuar një premtim, bujqësia ka eksport dhe në GTP është me 23%”, u shpreh Baton Haxhiu.
Andi Bushatin nga ana tjetër, tha se bujqësia nuk është prioritet në këtë mandat.
“E kanë prioritet, posi, prandaj e ulin buxhetin”, tha Andi Bushati.
LEXONI GJITHASHTU:
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë