Risitë për 25 prillin, kandidatja Dajko tregon si u bë pjesë e listës së PS-së

11 Mars 2021 | 07:20

Një ndër risitë e listës së PS-së për zgjedhjet e 25 prillit është edhe kandidatja e qarkut të Korçës, Dhora Dajko.

Kjo e fundit është kandidatja e dhjetë në listën e qarku Korçë që garon nën siglën e PS-së.

Në një intervistë për Euronews Albania kandidatja tregoi se u bë pjesë e listës së PS-së nëpërmjet platformës “Deputeti që Duam”.

Ajo u shpreh se që prej vitit 2013 i ka besuar votën Partisë Socialiste.

Ndërkohë në vitin 2014 konkurroi për të marrë drejtimin e Forumit Rinor Eurosocialist dhe që prej këtij viti drejton forumin rinor të PS-së në bashkinë e Maliqit.

Kandidatja tregoi nëse merr mandatin do të nxisë punësimin tek te rinjtë dhe sipërmarrjen rinore.

“PS është e vetmja parti që është progresiste dhe iu ka dhënë hapësirën e duhur vajzave dhe grave, duke i vendosur për pozicione drejtuese”, u shpreh ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026