Ristani: Zjarri te tregu i rrobave të përdorura nën kontroll, nuk ka rrezik për banesat
Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ishte në zonën e “5 Majit” ku një zjarr i madh dogji tregun e rrobave të përdorura. Në një prononcim për mediat ajo tha se prioritet ishte izolimi i flakëve dhe mbrojtja e zonave të banuara përreth. Sipas saj, pavarësisht përmasave të mëdha të zjarrit dhe vështirësive për ndërhyrje nga të gjitha drejtimet, nuk ka pasur rrezik për jetën e qytetarëve, ndërsa banesat pranë zonës janë jashtë rrezikut.
“Për shkak të pamundësisë për të ndërhyrë në të gjitha drejtimet, zjarri u përhap. Nuk ka rrezikshmëri për përhapje të zjarrit drejt qendrave të banuara. Po përpiqemi ta eliminojmë deri në fund zjarrin në këtë zonë. Nuk ka dëme në njerëz. Do të duhet kohë për t’u eliminuar i gjithë zjarri, zona është e madhe dhe përpjekja është e madhe. Për fat të keq nuk arritëm të shpëtonim tregun, por zjarri është vënë nën kontroll dhe nuk ka rrezik për banesat përreth”, tha Ristani.
Ndërkohë, Drejtori i Zjarrfikësve të Tiranës, Shkëlqim Goxhaj, bëri me dije se zjarri u përhap me shpejtësi për shkak se brenda tregut kishte rroba dhe materiale plastike. Ai shtoi se falë ndërhyrjes së koordinuar të forcave zjarrfikëse nga Tirana, Kamza, Vora dhe Elbasani, u bë e mundur izolimi dhe vendosja e vatrës së zjarrit nën kontroll.
Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid