‘Rithemelimi’ akuzon Alibeajn: Po bëhet palë me PS për zgjedhjen e presidentit
Deputeti Oerd Bylykbashi, njëkohësisht anëtari i Komisionit të Rithemelimit akuzon kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeajn se është bërë pjesë e një pakti për të zgjedhur presidentin që do mazhoranca.
Sipas Bylykbashit, me këtë skenar, Rama do ta njohë Kreun e ri të Shtetit si të zgjedhurin e demokratëve.
Ndërsa, Alibeaj u shpreh se psditen e së premtes, do të mblidhet Grupi Parlamentar i PD-së dhe aleatët, për të diskutuar për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri dhe kandidaturave të mundshme.
Gjatë një deklarate për mediat nga ambientet jashtë selisë blu, Alibeaj shtoi se nëse mazhoranca do të rrëzojë kandidaturën për president të propozuar nga opozita, kjo do të përbënte edhe fundin e marrëveshjes.
LEXONI GJITHASHTU
Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin