‘Rithemelimi’: Alibeaj nuk mund të mbledhë deputetë në emër të PD-së

9 Maj 2022 | 10:29

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Eno Bozdo thotë se Enkelejd Alibeaj nuk mund të mbledhë deputetë në emër të Partisë Demokratike, pasi këtë tagër e ka Këshilli Kombëtar.

Mbledhja që Alibeaj ka thirrur sot për të diskutuar procedurën për zgjedhjet e kreut të shtetit, Bozdo e cilëson si një skenar të kryeministrit Edi Rama, i cili synon një opozitë të kapur dhe në kundërshtim me interesat e shqiptarëve.

Lidhur me platformën e propozuar nga disa deputetë demokratë për zgjedhjen e presidentit, Bozdo tha se në të janë kriteret e vendosura nga Rama.

Sipas Bozdos, Rama do të deklarojë se zgjedhja e presidentit ishte konsensuale, por shtoi se opozita është Partia Demokratike dhe jo një individ.

Takimi i deputetëve demokratë të Grupit Parlamentar është njoftuar sot në orën 14:00.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektuan punimet në Bypass-in e Tiranës, ku deri...
13:26 | 28/07/2026

Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar këtë të martë ankimin e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit për heqjen e sekuestros ndaj 25 pasurive të paluajtshme. Shkalla...
12:54 | 28/07/2026

Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, parashikojmë 4% rritje në fund të vitit

Ekonomia shqiptare vijon të ndjekë një trajektore të qëndrueshme rritjeje dhe konsolidimi gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, ndërsa treguesit fiskalë dhe makroekonomikë konfirmojnë...
12:26 | 28/07/2026