“Rithemelimi” kërkon të mos njihet, mbahet seanca gjyqësore për Statutin e PD

13 Nëntor 2023 | 15:16

Në gjykatën e Tiranës po mbahet sot seanca e radhës lidhur me kërkesën e Partisë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha për të regjistruar ndryshimet statutore që u bënë në Kuvendin Kombëtar të kësaj partie, më 2 shtator të këtij viti.

Palë në këtë proces është edhe Rithemelimi i drejtuar nga Sali Berisha. Avokati i Rithemelimit kërkon që gjykata të mos e regjistrojë statutin e ri të kryedemokratit Lulzim Basha, pa u shqyrtuar çështja në themel.

Avokatët e PD zyrtare kërkuan më herët në gjykatë njohjen e vendimeve të dala nga Kuvendi i 2 shtatorit, ku u ndryshua Statuti dhe iu hoqën kompetencat Gazment Bardhit për drejtimin e Grupit Parlamentar.

Po në të njëjtën kohë, avokatët përfaqësues të grupimit të Bardhit dhe ata të Rithemelimit kërkuan pezullimin e kësaj çështje deri në marrjen e një vendimi të Gjykatës së Lartë për padinë e bërë në marsin e këtij viti.

Ndërkohë fillimisht gjyqtari Niko Rrapi e shtyu seancën për në 25 tetor, për shkak se palët kërkuan të njihen me dosjet dhe avokatët e Berishës te sillnin aktet e përfaqësimit.

Më pas,në 25 tetor, të tjera përplasje u krijuan në Gjykatë, ku përfaqësuesit ligjor të PD-së Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi, kërkuan që Gazment Bardhit të sjellë dokumentacionin që vërteton mbledhjen e Këshillit Kombëtar të datës 28 korrik 2023, e cila është zhvilluar online, ku u kërkua mosnjohja e Bashës si kryetar i PD.

Avokatët e PD-së zyrtare u shprehën se shkresa mbi të cilën prodhohet kërkesa ndaj Gjykatës mund të jetë në kushtet e falsifikimit të dokumenteve.

Ndërkohë Gjykata ka rrëzuar kërkesën e Sefës dhe Kthupit për të detyruar palën tjetër që të sjellin dokumentacionin e plotë në procesin gjyqësor.

Sakaq Sefa kërkoi përjashtimin e e gjykatësit Niko Rapi duke theksuar se po tregohet i anshëm në këtë proces.

“Po tregoheni tërësisht i anshëm në këtë proces”-tha ai në datën 25 tetor. Kjo bëri që seanca të shtyhej për në 13 nëntor, pra ditën e sotme.

Çfarë deklaruan seancën e kaluar avokatët e PD:

Indrit Sefa: Ne kemi dyshime të arsyeshme se në dosje mungon dokumentacioni i nevojshëm për të legjitimuar procesin. Ne na rezulton që mos të jetë mbledhur Këshilli Kombëtar, pasi nuk mbështetet askund në legjislacion. Ne kemi dyshime të arsyeshme se kjo mbledhje nuk ekziston dhe jemi ne kushtet e falsifikimit të dokumenteve. Ne i kërkojmë dokumentacionin që pala e përfshirë në proces pretendon se ka organizuar dhe mbledhur Këshillin Kombëtar.

Kthupi: Shkresa mbi të cilën prodhohet kërkesa ndaj Gjykatës mund të jetë në kushtet e falsifikimit  të dokumenteve. Nëse nuk prodhohet i gjithë dokumentacioni me të cilin është marrë vendi, i Këshillit, do të ishim në kushtet e paragjykimit të një procesi. Nuk mund të bëhet një vendimarrje “Prima faccia”.

Sefa: Duam të administrohen provat për të provuar ligjshmërinë e mbledhjes se Këshillit Kombëtar. Kërkojmë nga kjo gjykatë, që pala e tretë të vendos në dispozicion të gjithë dokumentacionin e plotë. Nuk kërkojmë vlerësimin për vlefshmërinë e dokumenteve, por thjesht të na vihen në dispozicion.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026