“Rithemelimi” mbledh Këshillin Kombëtar/ Protesta në fokus, zbardhen diskutimet

12 Shkurt 2024 | 18:42

Është mbajtur këtë të hënë Mbledhja e Këshillit Kombëtar të “Rithemelimit”, ku në qendër të diskutimeve ka qenë vazhdimi i aksionit opozitar dhe protesta që pritet të mbahet më 20 shkurt.

Hapjen e kësaj mbledhje e bëri deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka i cili tha se bashkimi i deputetëve të grupimit Berisha-Bardhi kanë përçuar mesazhin e saj.

“Kemi një shembull referimi kur punojmë bashkë dhe organizohemi siç është protesta e 7 Korrikut. Tani puna kapilare pas mbledhjes së strukturave. Bashkimi ka dhënë mesazh tek demokratët. Kemi vetëm 8 ditë para protestës. Me të gjithë deputetët duhet të bëjmë takime në qendrat e degëve”, mësohet të ketë thënë ai.

Lisandër Hoxha ka përshëndetur gjithashtu bashkimin e dy grupimeve të dala nga Partia Demokratike duke theksuar se tashmë përçarja është reflektuar edhe në bazë.

Përshëndes bashkimin. Përçarja është reflektuar dhe ne baze. Pas bashkimit sot te fokusohemi dhe te bashkimi bazës. Krahas bashkimit duhet edhe te hapemi për prurje te reja. Ne jemi ne lufte me këtë qeveri dhe duhet ta përmbysim”,-tha ai.

Gjithashtu Myslim Murrizi  tha gjatë fjalës së tij, se të përçarë po vijojnë të mbeten pas me programin e opozitës duke kujtuar se ndërkohë që Rama po nis fushatën për 2025 ndërsa demokratët ende  nuk e dinë nëse do mund të futen në zgjedhje.

“PD ka vuajtur nga heshtja. Ne nuk funksionojmë vetëm me Facebook. Këtu ka opozitarë të ‘97. Heshtja na ka penguar. Po me 21 çfarë do bëjmë? Pse u venitëm pas 7 Korrikut? Jo i kryer misioni ynë. Këto 2 vite u duk qartë e vërteta. Bashkimi ndodh duke u shkrirë dhe duke shkuar në bazë. Sot një vit do jemi në fushatë. Rama ka nisur fushatën. Kush është propozimi për Kodin Zgjedhor, ende s’e kam dëgjuar. Me 20 është protesta, por me 21 çdo bëjmë? A do hartojmë programin? Ne do hyjmë në zgjedhje në 2025 dhe duhet të gjejmë mënyrën ligjore si do hyjmë në zgjedhje nëse vula nuk vjen te ne? Jo heshtje, jo lëpirje, jo duartrokitje duhet strategji e jona. Ne jemi shumë pas revoltës qytetare. Duhet të jemi të besueshëm për qytetarët pas 2 vitesh akuza dhe deklarata shumë të renda për njëri-tjetrin. Kërkimi ndjesës është fisnikëri. Ky bashkim të rrezatohet poshtë jo bashkim tinëzareshe”, tha Murrizi.

Pas Murrizit ka folur kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka i cili tha se të gjithë deputetët do të jenë në bazë e do ecin për qëllimin e përbashkët madhor.

Të gjithë deputetët pa përjashtim do jemi në bazë. Të gjithë kemi mëkatet tona në politikë, por na takon të ecim bashkë për qëllimin madhor”, tha ai.

Kujtojmë se kjo është hera e parë që pas përçarjes që “Rithemelimi” dhe grupi i Gazment Bardhit zhvillojnë mbledhjen e këshillit kombëtar.

Sipas burimeve për Euronews, të pranishëm në takim ishin  rreth 35-40 deputetë, emrat e të cilëve janë të renditur më poshtë:

Deputetët e pranishëm:

  1. Gazment Bardhi; ✅
  2. Dhurata Çupi; – ✅
  3. Saimir Korreshi; (mungon është në France)
  4. Dashnor Sula; (mungon është në Itali)
  5. Lefter Geshtenja ✅
  6. Zheni Gjergji; ✅
  7. Qani Xhafa; ✅
  8. Helidon Bushati; ✅
  9. Ramadan Likaj; ✅
  10. Xhelal Mziut; ✅
  11. Flamur Hoxha; (mungon)
  12. Bledion Nallbati; ✅
  13. Agron Gjekmarkaj;✅
  14. Ferdinand Xhaferaj; (mungon)
  15. Ervin Salianji;✅
  16. Ilda Dhori; (mungon)
  17. Petrit Doda ✅
  18. Emilja Koliqi (mungon)
  19. Greta Bardeli; ✅
  20. Ina Zhupa; ✅
  21. Isuf Çela;✅
  22. Asllan Dogjani;✅
  23. Bujar Leskaj;✅
  24. Edi Paloka;✅
  25. Kastriot Piroli; (Mungon arsye familjare)
  26. Lindita Metaliaj; ✅
  27. Ludovik Hasanaj;✅
  28. Sorina Koti;✅
  29. Tomorr Alizoti;✅
  30. Edmond Spaho; (Mungon arsye shëndetësore)
  31. Albana Vokshi;✅
  32. Flamur Noka;✅
  33. Oerd Bylykbashi;✅
  34. Luan Baçi;✅
  35. Tritan Shehu;✅
  36. Kasem Mahmutaj;✅
  37. Elda Hoti.✅

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026