RMV| A do mbështesë BDI kandidaten për presidente të VMRO? Përgjigjet ministri Lloga

3 Maj 2024 | 13:42

Ministri i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, Krenar Lloga (nga Aleanca për Shqiptarët, parti në koalicion me BDI), është shprehur se ka një koordinim mes VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit VLEN për të maksimizuar votën e këtij të fundit.

Komentet Lloga i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se nëse ky koalicion nuk mund t’i përfaqësojë shqiptarët, pasi nuk e ka votën e tyre.

Ai tha se nëse ky koalicion arrihet, shqiptarët mund të jenë pjesë e qeverisë, port ë jenë të përfaqësuar nga ana e maqesonasve, pra te e VMRO-së.

Lloga foli gjithashtu edhe për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ku tha se BDI dhe partitë e tjera të koalicionit nuk do të mbështesin kurrë kandidaten e VMRO-DPMNE-së, pasi sipas tij, ajo ka bërë thirrje anti-shqiptare.

“Faktikisht është një fjalor që e përdor lideri i VMRO-së që të maksimalizojë votën e VLEN. Është një super koordinim që e bëjnë këto dy parti. Por nuk mundet që ky koalicion që nuk i ka votat e shqiptarëve, t’i përfaqësojë shqiptarët. Ato mund të jenë pjesë e qeverisë, ose të jenë të përfaqësuar te ana e maqedonasve, ose te ana e VMRO-DPMNE. Njësoj siç ka pasur edhe zv.kryeministër dhe ministra në kohën e Zaevit.

Ka pasur shqiptarë që kanë qenë pjesë e LSDM-së, atëherë mund të bëhen vetëm si pjesë e VMRO-DPMNE-së. Sepse historia 30-vjeçare ka treguar se shqiptarët atje vetëm përmes partive të tyre politike. Nuk mund të shkelet vullneti i shqiptarëve. Pretendimi i tyre që pretendojnë ta bëjnë si rrugë për të arritur te VMRO, është nëse ato janë një koalicion. Kam një shprehje popullore këtu që thotë që tani i kemi bërë të flasin përçart dhe turqisht.

Kandidatë për deputetë të tyre po flasin për këtë gjuhë, për të cilën ne na kanë akuzuar për 1 muaj pse e kemi bërë këtë koalicion. Koalicioni i shqiptarëve me parti të tjera të nacionaliteteve të tjera është arritje historike, sepse ne së bashku me këto koalicione, përfaqësojmë 46% të qytetarëve të Maqedonisë.

Është mbajtur një takim i liderëve dje, ndërsa sot në mëngjes nuk kam takuar askënd, por mund të them se nuk do të përkrahim një kandidate ultra-nacionaliste si zonja e kandiduar nga VMRO, sepse ajo ka bërë thirrje raciste, ka bërë thirrje se duhet të rishkruhet historia, sidomos për luftën e 2001 të UÇK-së, ka kërkuar një tribunal kundër luftës së UÇK. Mund të them që nuk do të ketë votë për kandidaten e VMRO-së, sepse do të ishte krim të mbështetej një kandidate anti-shqiptare”, tha Lloga.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti dhe gazetari Egon Loli komentoi Samitim e NATO-s në Turqi ku tha se deklaratat e presidentit...
22:32 | 07/07/2026

Zhulali: Europa mbetet e varur nga SHBA për sigurinë, duhet të marrë më shumë përgjegjësi

E ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, duke komentuar samitin e NATO-s në Turqi, anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Ilda Zhulali, u shpreh...
21:54 | 07/07/2026