RMV merr vaksinat e para, pas 8 mijë dozave nga Serbia pren 200 mijë vaksina kineze

10 Shkurt 2021 | 15:11

Të enjten në Maqedoninë e Veriut do të mbërrijnë vaksinat e para nga Serbia që i kishte blerë nga Pfizer, dhe tani po ia rishet Maqedonisë së Veriut. Bëhet fjalë për 8 mijë doza të cilat Serbia fillimisht deshi t’i dhurojë Maqedonisë së Veriut, por që kryeministri Zoran Zaev insistoi se do të paguhen sipas çmimin blerës. Gjatë ditës së enjte do të bëhet e ditur data e mbërritjes së 200 mijë dozave të vaksinës kineze.  

“Sa i përket vaksinave kineze, ne presim që ti kemi nga data 15-16 shkurt. Sot do behet pagesa dhe pastaj duhet planifikuar transporti nga Kina deri në Shkup. Kështu që na ndajnë disa ditë nga ardhja e vaksinave kineze. Ju bëj apel të gjithëve që ta marrim vaksinën dhe të fitojmë imunitet”, tha Zaev.

Procesi i vaksinimit autoritetet planifikojnë të nisë pas 15 shkurtit. Ende nuk ka një njoftim se kur do të vijnë 800 mijë dozat e vaksinës nga kompania Fajzer dhe Astra Zeneka nëpërmjet sistemit COVAX.

“Nëse shkon gjithçka ashtu siç duhet, mendohet se pas datës 15 shkurt do të fillojë vaksinimi kundër Covid 19. Fillimisht do të vaksinohet punëtorët shëndetësor që deri më tani janë rreth 4 mijë të paraqitur. Deri më tani vaksina të sigurta janë vetëm vaksinat kineze dhe ato të Astra Zenekas nëpërmjet Covax. Por, në vazhdimësi ministria e shëndetësisë kanë qenë në kontakt me Fajzer por ende nuk ka një datë të caktuar”, tha Shaban Memeti, drejtor i Institutit për shëndet publik në RMV.

Po ashtu është vënë në funksion edhe ueb faqja për prenotimin e radhës për tu vaksinuar. Qytetarët nëpërmjet klikimit në këtë faqe i dorëzojnë të dhënat personale dhe presin përgjigje nga autoritetet për ditën e vaksinimit.

Maqedonia e Veriut gjatë javës së fundit ka regjistruar mbi 2 mijë të infektuar dhe rreth 70 të vdekur si pasojë e virusit Korona. Ndërkohë janë zbuluar edhe më shumë raste të mutacionit britanik, duke çuar numrin total të personave të infektuar me këtë lloj të virusit në 56.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026