“RMV mund të ketë zgjedhje të parakoshme”, Taravari: Duhen ndryshime kushtetuese
Kryetari i Aleancës për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut Arben Taravari tha se vendi rrezikon që të shkojë në zgjedhje të parakohshme nëse partia që ai drejton nuk i bashkohet qeverisë.
Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, ai tha se pika e parë që synojnë nëse futen në qeveri është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ndër të tjera ai tha se nëse vendi shkon në zgjedhje të parakohshme, kusipas tij opozita VMRO-DPMNE ka gjasa që të marrë më shumë deputetë, gjë e cila do të favorizonte dhe negociatat e Shqipërisë.
“Pika e parë që synojmë që të hyjmë në qeveri është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe funksionimi i shtetit të së drejtës. Jemi të radhitur në vendin e 8. Ne duam të krijojmë kapacitetet tona udhëheqëse nëse vendosim të jemi pjesë e qeverisë. Aleanca për shqiptarët ka resurse intelektuale më shumë se çdo parti tjetër. Në Maqedoni njihet si parti me shumë mjekë. Kemi kapacitete të jashtëzakonshme për ta udhëhequr Ministrinë e Shëndetësisë.
Maqedonisë i duhen ndryshime Kushtetuese në dallim me Shqipërinë. E ka të domosdoshme. Nëse Aleanca për Shqiptarët nuk futet në qeveri ka gjasa që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Partia e cila është opozitë maqedonase VMRO-DPMNE ka gjasa që të marrë dyfish më shumë deputetë në Kuvendin e Maqedonisë dhe të krijohet një situatë që Shqipëria të vazhdojë me negociatat ndërsa Maqedonia të kërkojë një rishqyrtim të marrëveshjes me Bullgarinë”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit