RMV në BE brenda 8 viteve, Tanja Fajon shprehet optimiste gjatë vizitës në Shkup

19 Tetor 2022 | 09:45

Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani bën thirrje për nënshkrimin e një dokumenti nga mazhoranca dhe opozita, në të cilin palët zotohen për agjendën pro BE.

Sipas Osmanit, pavarësisht pozicionimit të secilës parti, agjenda që lidhet me reformat e nevojshme për hyrje në BE nuk duhet të vonohet apo bllokohet siç ndodh tani në Parlament.

Ai bëri thirrje të pranohen direktivat e BE-së, pavarësisht kush është në pushtet.

Ndërsa ministrja e jashtme sllovene Tanja Fajon, e cila po qëndron në Shkup, u shpreh optimiste për një anëtarësim të plotë të Maqedonisë së Veriut brenda 8 votave të ardhshme.

Afati për ndryshimet kushtetuese mbi futjen e pakicës bullgare në Republikën e Maqedonisë së veriut është parakusht për hapjen e kapitujve të negocimit me BE-në, ndërsa tensioni dhe mosmarrëveshjet mes dy popujve vazhdojnë. Maqedonia e Veriut po shqyrton mundësinë për ndryshime ligjore, që do pamundësojnë hapjen e klubeve kulturore bullgare me emra provokues.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026