Robert Papa sulmon Yuri Kim: Nuk e njeh historinë e Shqipërisë
Gazetari Robert Papa nga Amerika komentoi mesazhin e ambasadores së SHBA Yuri Kim, për ditën e Çlirimit të Shqipërisë më 29 nëntor.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se Kim nuk e njeh historinë e Shqipërisë, ndërsa shtoi se nuk e ka studiuar siç duhet dosjen shqiptare në DASH.
“Kim nuk e njeh historinë e Shqipërisë dhe kam frikë se nuk e ka studiuar siç duhet dosjen shqiptare në Departamentin amerikan të shtetit, për të mësuar sadopak se çfarë qëndrimi kanë mbajtur amerikanët më 29 nëntor dhe çfarë qëndrimi kanë mbajtur komunistët ndaj Amerikës. Amerikanët u larguan nga Shqipëria, nuk e njohën qeverinë e Enver Hoxhës. Unë nuk e kuptoj se çfarë ka dashur të tregoj Kim me këtë gjest. Ajo mund të shkonte shumë mirë te varrezat e dëshmorëve më datë 28”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- ‘Një trajner shqiptar’, analisti Artan Shyti: Kë do doja në krye të Kombëtares
- Zbardhet vrasja e 39-vjeçarit tek “Kodra e Diellit”, në kërkim autori
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin