Robotë në mjekësi/ Studenti ironizon Ramën: Kur s’ ka kushte në QSUT, të tjerët…
Studenti i mjekësisë Zini Veleshnja ishte këtë të diel i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit Rama i cili ndër të tjerat ka folur edhe për robotë në shëndetësi.
Studenti tha se me shumë mundësi kryeministri flet për të ardhmen e mjekësisë shqiptare, pasi ai vetë duke qenë student i mjekësisë është çdo ditë në ambientet spitalore të konsideruara “elitare” në Shqipëri dhe më e shumta mund të thotë se kushtet janë të pranueshme. Ai shtoi gjithashtu se ndërkohë që në spitalin “Nënë Tereza” kushtet janë të pranueshme, në periferi kushtet spitalore janë gjithnjë e më të këqija, ndaj edhe shumë mjekë kanë dëshirë të largohen.
“Pse ikim ne kur gjithë këto gjëra po ndodhin në mjekësi? E para shumica e mjekëve pasi diplomohen qëndrojnë dhe punojnë në Shqipëri. Deklarata e kryeministrit Rama është për të bindur opinionin publik, jo për ne. Ne çdo ditë e zhvillojmë mësimin në qendrën spitalore “Nënë Tereza” në Spitalin e Traumës, në spitalin “Shefqet Ndroqi”, që janë me qa sa mund të themi elita e mjekësisë shqiptare.
Ne i shikojmë nga afër kushtet e mjekësisë shqiptare dhe ne mund të themi që maksimumi mund të jenë kushte të pranueshme. Kur një student mendon se me çfarë kushtesh do punojë në periferil, diku larg, kur kulmi i mjekësisë shqiptare është ky që shikoj unë sot dhe është deri diku i pranueshëm.Tani ose ne nuk arrijmë të kuptojmë asgjë nga mjekësia, ose ndoshta kryeministri ka qenë duke folur për të ardhmen”,-tha studenti.
LEXONI GJITHASHTU:
- “40% më pak studentë në mjekësi”, deputetja: Qeveria jep akoma para për koncesionet
- “Ministrja refuzoi të na takonte”, studenti: Sot do e kishim ligjin për Mjekësinë…
Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse