Roland Qafoku promovon librin “100 personalitetet më të spikatura të Skraparit”
Është promovuar libri i gazetarit Roland Qafoku i titulluar “100 personalitetet më të spikatura të Skraparit”.
Ndërsa bëri prezantimin e librit me 990 faqe Qafoku theksoi se kjo vepër është e shtrirë në kohë që nga Mesjeta deri në ditët e sotme, ndërsa historia e Skraparit sillet në një këndëvështrim tjetër.
Gjatë promovimit të librit ku morën pjesë personazhe dhe figura të njohura nga Skrapari, autori Qafoku shtoi se asnjë krahinë tjetër nuk ka nxjerrë kaq shumë figura.
Ai spikati disa nga figurat e shquara historike të krahinës së Skraparit si: “Riza Cerova, ish-gazetar dhe sponsorizues i artit dhe kulturës, Refat Gurazezi (15 vjet kryeredaktor i gazetës Dielli në Boston dhe 20 vjet Sekretar i Vatra-s, një skraparli model që bënte vetëm punën), Zylyftar Veleshnja patriot dhe atdhetar, Dashnor Dervishi një nga mendjet më të ndritura të diplomacisë shqiptare, Demir Zyka simbol i folklorit të Skraparit. Visar Zhiti poeti që u dënua nga regjimi dhe u dërgua në Spaç, shkrimtar i nivelit të lartë”, tha Qafoku.
Nga 1990 e këtej, Qafoku përmendi emra si Ajli Alushani, mjek, pedagog, politikan dhe ish-ministër i Shëndetësisë, Bashkim Caka jurist dhe ish-deputet.
Xhevahir Spahiu ikona e poezisë shqipe sipas gazetarit dhe produkti më sipëror që ka nxjerrë letërsia shqiptare, janë gjithashtu ndër emrat e vlerësuar në libër.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim
Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese
Kanye West mbërrin në Tiranë, pritet me brohorima nga fansat (VIDEO)
- 12:50 Lundronin pranë pushuesve, gjobiten dy drejtues mjetesh ujore në Vlorë
- 12:38 Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim
- 12:30 Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese
- 10:54 Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA-së, Gjermania do të tërheqë trupat nga baza në Irak
- 10:42 Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit
- 10:32 Kanye West mbërrin në Tiranë, pritet me brohorima nga fansat (VIDEO)



