“Ishte ‘hakmarrja’ e deputetëve”, Qafoku dhe Dhuli komentojnë Dumanin te “Ligjet”

23 Maj 2024 | 13:08

Kreu i SPAK-ut Altin Dumani, ka raportuar ditën e djeshme në Komisionin e Ligjeve rreth veprimtarisë së SPAK për vitin 2023. Për të analizuar atë çfarë ndodhi në komision analisti Roland Qafoku dhe Skerdjan Dhuli ishin të ftuar në Euronews Albania për të dhënë opinionet e tyre.

Të dy e komentuan qendirmin e Dumanit për rreth 5 orë si një “hakmarrje” nga deputetët dhe shprehen se pak ka fituar besimin e qytetarëve me punën e bërë.

“Ajo që vlen për tu’ theksuar në këto 34 vjet, të gjithë e pranojmë që SPAK është një realitet jo vetëm i ri, por ka krijuar një portë të rëndësishme në jetën sociale, në jetën politike dhe në insitucionet shtetërore. Sipas sondazheve besimi ne SPAK është rritur. Ne në Shqipëri duhet të jemi të kënaqur që kemi një institucion, pavarësisht se mund t’i gjejmë shumë defekte, kemi një institucuion që ka krijuar një opozitë ndaj dy shtyllave, politikanët e korruptuar dhe krimi i organizuar.” shprehet Roland Qafoku.

Megjithëse shpreh rezerva mbi punën e prokurorëve të caktuar në SPAK, Skerdjan Dhuli tha se: “Në një farë mënyre m’u duk si hakmarrje e deputetëve, për shkak të orëve të gjata që SPAK i mban ata kur i thërret dhe dje e mbajtën rreth 5 orë Dumanin në pyetje.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura...
13:54 | 11/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Lundronin pranë pushuesve, gjobiten dy drejtues mjetesh ujore në Vlorë

Policia Kufitare e Vlorës ka gjobitur dy persona, ndërsa u ka bllokuar edhe mjetet e tyre ujore, pasi dyshohet se kanë lundruar pranë bregut duke...
12:50 | 11/07/2026