Roli i Ramës në tensionet Greqi-Turqi, Haxhiu: Me kryeministrin duhet të mburret çdo shqiptar. Bushati: S’do të thotë asgjë
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu njoftoi sot se kryeministri shqiptar, Edi Rama ka kërkuar të luajë rolin e ‘negociatorit” për të gjetur zgjidhje mbi mosmarrëveshjet mes Ankarasë dhe Athinës zyrtare. Kjo ishte një ndër temat, e cila mori diskutim të gjatë në studion e emisionit “Shock” në Euronews Albania.
Analisti Baton Haxhiu u shpreh se pranimi, që ka bërë Greqia për t’u ulur në tryezë me Turqinë është padyshim sukses i kryeministrit të Shqipërisë.
“Nuk po flasim për ndërmjetësim, por për një finalizim. Suksesi i lehtësimit në marrëdhëniet turko-greke i adresohet dukshëm kryeministrit shqiptar. Kjo meritë mendoj se i dedikohet kryeministrit shqiptar”, tha ai.
Ndryshe nga qëndrimi i Haxhiut, analisti Andi Bushati thotë se kjo histori nuk u thotë asgjë shqiptarëve, por i shërben propagandës së shefit të qeverisë.
“Rama në 8 vjet në politikën e jashtme është sjellë si kryetar i një familjeje, që hedh të gjitha paratë e familjes në bixhoz dhe në fund harron t’i dërgojë familjes kilen e domates në darkë. Ai harron punët e përditshme të vendit, për të marrë rolin dhe areolën e një lideri global. Kjo është një histori, e cila për shqiptarët nuk do të thotë asgjë”, tha ai.
Për Baton Haxhiun, përfshirja e kryeministrit Rama në zbutjen e tensioneve mes Turqisë dhe Greqisë është një akt me të cilin duhej të mburret çdo shqiptar.
“Po flasim për elementet publike që i kemi. Këto dy vende ishin në konflikt dhe topat ishin drejtuar njëra-tjetrës. Sot do të duhet Andi Bushati të mburrej me kryeministrin e vet”, u shpreh ai.
Mes tjerash, Andi Bushati shprehet se kryeministri i Shqipërisë është përdorur nga Turqia.
“Më jep argument, sepse nuk më kë dhënë asnjë argument. Argument është se e përdori “çiraku” i sulltanit. Për mua është shumë e thjeshtë të shoh përfundimin. Të shkosh dhe të ndërmjetësosh midis Turqisë dhe Greqisë, nuk është sikur të hash darkë tek “Nusreti”, tha ai.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 07:29 SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut forcojnë bashkëpunimin për sigurinë, në përgjigjie të kërcënimeve bërthamore
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS