Roma ka gati zëvendësuesin e Ranierit, nisin bisedimet me trajnerin e Atalantës

27 Mars 2025 | 18:20

Xhan Piero Gasperini mund të jetë trajneri i ri i Romës në përfundim të këtij sezoni futbollistik.

Trajneri aktual Ranieri do të marrë një tjetër detyrë në ekip, kështu që drejtuesit kanë nisur kërkimet për zëvendësuesin e tij.

Nëntë vite pas bashkimit me Atalantën, Gasperini mund t’i thotë lamtumirë skuadrës bergamaske për të nisur një rrugëtim të ri po në kampionatin italian.

67-vjeçari mbetet ndër trajnerët më të kërkuar në Evropë dhe padyshim një largim nga skuadra aktuale do t’i hapte dyert për oferta të shumta, megjithatë nuk do të ketë nevojë të mundohen shumë, pasi ka tashmë një ofertë gati.

Roma, që aktualisht drejtohet nga Claudio Ranieri, dëshiron të gjejë zëvendësuesin e tij, dhe një prej alternativave është tekniku kampion i Europa League.

Mediat italiane raportojnë se palët kanë nisur bisedimet dhe Gasperini është i gatshëm për këtë mundësi, por fillimisht duhet të bisedojë me drejtuesit e Atalantës.

Këta të fundit i kanë dhënë besim të plotë, përfshirë për faktin se ai ka regjistruar arritje të jashtëzakonshme, duke e bërë Atalantën një skuadër konkurruese në Evropë, ndonëse me buxhet të kufizuar.

Pak kohë më parë, Gasperini i bëri të ditur presidencës së Atalantës se nuk do të firmosë më tepër se kontrata aktuale deri në vitin 2026, kështu që gjasat për një largim janë të mëdha.

Roma i ka paraqitur një plan ambicioz, ndonëse ka treguar herë pas here luhatje në stolin e saj, sidomos pas shkarkimit të Mourinho-s. Sa i përket Ranierit, ai do të marrë një post drejtues në ekip, duke qenë dhe krahu i djathtë i Gasperinit në rast akordi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë

Zjarret masive vijojnë të përhapen në disa vende të Evropës, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe detyruar mijëra banorë të largohen nga banesat e tyre....
18:58 | 23/07/2026

I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e të enjtes në Pogradec, ku një i moshuar ka humbur jetën në një prej plazheve në hyrje...
18:35 | 23/07/2026

Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori

Situata e pengjeve në Regensburg të Gjermanisë ka përfunduar. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, një 20-vjeçar gjerman, pas një operacioni të gjerë në perëndim...
18:26 | 23/07/2026