Ronaldo “Fenomeni” nuk e pëlqen Yamal, votimi në garën për trofeun “Kopa”

9 Nëntor 2024 | 14:54

Paraqitjet e tij me Spanjën apo Barcelonën mahnitën gjithë botën e futbollit, e për meritë triumfoi në garën për topin e artë për moshën deri 21 vjeç, i njohur ndryshe me emrin trofeu Kopa. Bëhet fjalë për Lamine Yamal, një fenomen në futbollin evropian, ku që në moshën 17-vjeçare u shpall kampion Evrope me La Furia Roja. Në garën për trofeun Kopa u vlerësua më shumë nga të gjithë, por për çudi kishte dhe nga ata të cilët nuk i dhanë pikët e plota Yamal.

Njëri prej tyre ishte fenomeni i Brazilit, Luiz Nazario De Lima Ronaldo, një ikonë e futbollit latin. Sipas tij, vendi i parë i takonte Savinhos, sulmuesit të Manchester City-t, e më pas Yamal. Kjo përzgjedhje nuk kaloi pa marrë vëmendjen mediatike, pasi talenti blaugran po mbyll një vit perfekt në karrierë, madje duke vijuar shkëlqimin e tij, që duket se do ta shoqërojë gjatë.

22 vota nga 23 të mundshme mori Yamal, pasi në bazë të rregullores, për trofeun Kopa votojnë vetëm fituesit e Topit të Artë, ku mes tyre ishte dhe fenomeni brazilian, i cili ka fituar trofeun e më të mirit në 2 edicione, por duke u joshuar nga bashkëkombësi i tij në garën e fundit dhe votuar atë maksimalisht.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)

Era e fortë dhe dallgët e mëdha kanë përfshirë mesditën e kësaj të diele plazhet e Vlorës, duke detyruar qindra pushues që kishin zgjedhur bregdetin...
14:03 | 26/07/2026

Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen

Pas dorëzimit të dokumentit strategjik “Besa” te deputetët e Partisë Socialiste, si një shenjë reflektimi për protestën, kreu i qeverisë ka reaguar sërish për protestuesit....
13:33 | 26/07/2026

Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Berlin, ku një person hyri me një furgon në...
13:27 | 26/07/2026