Rrapaj prezantohet në Ukrainë, Partizani përfiton 600 mijë euro

26 Dhjetor 2024 | 10:22

Pak ditë pasi zhvilloi ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Partizanit, mesfushori Arinaldo Rrapaj është prezantuar me skuadrën e re, në aventurën që nis në Ukrainë. Vlonjati është shfaqur duke firmosur kontratën me Kolos Kovalivka, ekip me të cilin ka firmosur një kontratë për 3.5 vite. Në faqen zyrtare të ukrainasve janë publikuar detaje nga kontrata, si dhe një informacion i shkurtër mbi karrierën e Rrapajt, që duket se ka një vlerësim maksimal nga ekipi i ri.

23-vjeçari i kushtoi plot 600 mijë euro Kolos Kovalivkas, para të cilat shkojnë në arkat e Partizanit, që bëhet gati edhe për dy shitje të tjera, si Hadroj dhe Tedi Cara. Ashtu si edhe më herët, vlonjati ka zgjedhur të mbajë veshur fanellën me numër 99, që duket se i sillte fat në Superligën Shqiptare, aty ku luajti me ekipe si Flamurtari, ku dhe nisi karrierën, për të vijuar më tej me Skënderbeun apo Partizanin, skuadër ku u aktivizua për 4 sezone.

Në 15 ndeshjet e luajtura në këtë edicion të elitës së futbollit shqiptar, Rrapaj numëron 4 gola dhe 3 assiste, ndërsa mund të mbulojë disa pozicione në fushën e lojës, madje edhe atë të sulmuesit qendror. Kalimi jashtë kufijve shihet gjithashtu si një mundësi për t’iu bashkuar Kombëtares Shqiptare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026