Dinamo mposht Tiranën dhe merr kreun e Superligës, Partizani ndalet nga Elbasani
Superliga nisi këtë të shtunë me tre ndeshjet e para për javën e 18-të. Në derbin e kryeqytetit ishte Dinamo e Ilir Dajës që triumfoi 2-1 ndaj Tiranës në “Elbasan Arena” duke u ngjitur në krye të klasifikimit në kuotën e 31 pikëve, aq sa ka grumbulluar Vllaznia në 18 javë, por me golavarazh më të mirë se ekipi kuqeblu.
Magani pëson humbjen e parë si trajner te Tirana pas katër barazimesh radhazi.
Mes shiut që shoqëroi ndeshjen, Dinamo shënoi dy gola të shpejtë me Qefalijan dhe Nanin në minutat 29-të dhe 30-të ndërsa në fund Tirana shkurtoi me Ndrecën, gol që vleu sa për statistika. Tashmë “Final Four” duket largë për bardheblutë, që për momentin duhet të shqetësohen për garën e mbijetesës.
Tre pikë mori Vllaznia në shtëpi ku fitoi 2-1 ndaj Laçit, ndërsa në kryeqytet Partizani u ndal nga AF Elbasani në barazim 2-2.
Në “Arenën e Demave” Mba kaloi të kuqtë në epërsi pas 14 minutash, para se miqtë e Gvozdenovic të përmbysnin me Blaise dhe Mustën në pjesën e parë. Janjeva te Partizani barazoi sfidën në pjesën e dytë.
Java e 18-të e Superligës mbyllet të dielën me dy sfida. Në Korçë luhet Skënderbeu – Bylis dhe në Durrës ekipi i Teutës pret Egnatian.

LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 08:23 Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës
- 08:22 Jordania rrëzon 8 raketat iraniane
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)
- 08:14 SHBA vendos tarifa për importet braziliane
- 08:10 Tymi i zjarreve mbulon Toronton, alarm për cilësinë e ajrit (VIDEO)
- 08:10 Irani: Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur derisa SHBA të pranojë kushtet!