Serbia pa tifozë në përballjen kundër Shqipërisë për kualifikueset e Botërorit

14 Dhjetor 2024 | 13:37

Përballja mes Shqipërisë dhe Serbisë, në kualifikueset për kampionatin botëror të 2026-ës, do të luhet pa praninë e tifozërisë mike, kjo për shkak të dënimit të dhënë nga UEFA për sjelljen antisportive të tifozëve serbë në stadium.

Një nga përballjet më delikate të kombëtares shqiptare është ajo me Serbinë, e cila do të luhet më 7 qershor në Tiranë. Sipas raporteve, kjo ndeshje do të zhvillohet pa prezencën e tifozëve serbë. Arsyeja është dënimi i federatës serbe nga UEFA për sjelljet antisportive të tifozëve në disa ndeshje të Ligës së Kombeve gjatë muajve të fundit. UEFA ka njoftuar se për dy sfidat në transfertë të Serbisë nuk do të lejohet shitja e biletave për tifozët, duke konfirmuar kështu mungesën e tyre në këto ndeshje.

Ky vendim, i cili nuk është pritur mirë nga Serbia, është në përputhje me ligjet dhe rregullat e qeverisë evropiane të futbollit, si dhe pasojë e një historie të përsëritur sjelljesh të papranueshme nga tifozët serbë. Së fundmi, tentimi për djegien e flamurit shqiptar dhe provokime të tjera, përfshirë thirrje fyese, nuk i kanë shpëtuar syrit të UEFA.

Përveç dënimit, federata serbe është gjobitur gjithashtu me më shumë se 100 mijë euro, një masë që vjen pas një sërë skandalesh të ndodhura në stadiumet evropiane.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026